“Made in Albania” me certifikatë cilësie Insitut italian hap zyrën në vendin tonë
Certifikimi i cilësisë është bërë pengesë në jo pak raste për eksportimin e produkteve shqiptare. Tashmë është kapërcyer.
Prodhimet “Made in Albania” do të mund të konkurrojnë denjësisht në tregun evropian e gjetkë. Instituti Italian i Certifikimit prezantoi dje nisjen e aktivitetit në vendin tonë. Me anë të një konference të zhvilluar në hotel “Rogner Europa Park”, ku instituti ka edhe zyrën, iu dha certifikata e cilësisë një firme shqiptare që merret me përpunimin e drurit. Produktet e kuzhinës të prodhuara nga druri i pyjeve të Matit, tashmë mund të tregtohen në supermarketet më të njohura të Italisë. Fillimisht këto produkte do të reklamohen në supermarketet e Piemontes dhe më pas në të gjithë gadishullin Apenin. Kjo procedurë do të kryhet edhe me kompanitë, produktet e shërbimet të cilit plotësojnë standardet e BE-së. “Në këtë mënyrë jo vetëm që hapet rruga drejt një tregu më të gjerë, por është një hap që ndihmon sipërmarrësit dhe të gjithë shqiptarët, që nuk kanë pse të kërkojnë punë jashtë vendit të tyre, kur mundësitë i kanë edhe këtu”, u shpreh presidenti i Institutit Italian të Certifikimit, Alessandro Felloni. Ai nënvizoi se me zyrën e përfaqësimit në Shqipëri, instituti është një realitet dinamik dhe certifikon sisteme në kompani, produkte, shërbime etj. Ky institut ofron 4 marka për mbështetjen dhe ecurinë e tregut dhe për nevoja të kompanive të ndryshme. Kjo eksperiencë vjen për herë të parë jo vetëm në vendin tonë, por edhe në Ballkan. Të gjithë vendet jashtë BE-së që kanë nënshkruar MSA-në, janë të detyruara të ndjekin rregullat e Certifikimit të Cilësisë. Instituti Italian i Certifikimit operon në tregun italian dhe ndërkombëtar përmes qendrës në Lozana dhe selisë operative në Torino. Certifikon produktet, sistemet e kompanive, të personelit, ambientit dhe shërbimeve. Funksioni i Certifikimit shton dhe premion një aktivitet, karakterizon dhe forcon një funksion më të madh dhe më selektiv në treg, duke e premiuar me një markë që quhen “Golden Pass” dhe “Silver Pass”.
Llojet
• ISO -9001 për shërbimet
• ISO -1400 për proceset
• ISO – 8000 për etikën