Godo: Dypunësimi i mjekëve s’e kërcënon shëndetësinë
“Dypunësimi i mjekëve nuk përbën asnjë rrezik, korrupsioni më i rëndë është te tenderët e prokurimet”, këtë deklaratë bëri dje ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo.
ZIRINA LLAMBRO
Sipas saj, do të merren një sërë masash si në miradministrimin e sistemit, por edhe në luftën ndaj aferave. Ndërkaq, Godo ka premtuar se brenda shtatorit do t’i jepet zgjidhje përfundimtare krizës së ilaçeve në spitale. “Besoj që vjeshta do na gjejë më mirë. Më pas do fillojmë në kohë procedurat përkatëse për vitin e ardhshëm. Do diskutojmë nëse do duhet të propozojmë ndryshime në ligjet prokuruese”, tha Godo. Ajo ka pranuar shpërndarjen jo të drejtë të mjekëve, pjesa më e madhe e të cilëve janë përqendruar në spitalin “Nënë Tereza”. Për ministren zgjidhje e afërt do të ishte punësimi sezonal me kontratë i specialistëve të ndryshëm në ato zona. “Për më tej duhet bërë shumë kujdes në planifikimet që i dërgohen MSH nga rrethet; kontrata duhet të përmbajë elementë shtrëngues që t’i detyrojë këta specialistë të kthehen në rrethin që i ka dërguar për t’u specializuar”, tha Godo. Optimiste për mbarëvajtjen e reformave, ministria nuk ka mohuar vështirësitë e mëdha me të cilat përballet sot sistemi. “Buxheti duhet t’u përshtatet e t’u përgjigjet më mirë reformave që imponon koha. Ka rëndësi mendoj, të gjejmë ekuilibrin në ritmin e reformave diku tentohet të ecet me hap tejet të shpejtuar”, tha ajo.
Korrupsioni
“Duket se korrupsioni identifikohet shpesh vetëm me atë marrëdhënien e ngushtë të mjekut me pacientin. Dakord, edhe kjo mund të jetë objekt për korrupsion. Nëse mjeku nxjerr në pazar e shet për të tijin një shërbim, që në fakt pacientit ia siguron shteti, për mua është e pamoralshme, nuk shkon me ngjyrën e bardhë, e duhet dënuar deri në heqjen e të drejtës për të ushtruar profesionin”, në këtë mënyrë e ka gjykuar ministria e re korrupsionin e bluzave të bardha. Por sipas saj, duhet të jetë një shqetësim i vërtetë, janë aferat korruptive që lëvizin nën ujë e që kanë të bëjnë me procedurat e tenderimit, prokurimit. “Them se duhet të përqendrohen fort përpjekjet tona për të luftuar korrupsionin në shëndetësi. Përsa i takon dypunësimit nuk do e shihja si të rrezikshëm. Nuk jemi vend i pasur. Nëse dikush pasdite a në mbrëmje, në vend që të shëtiste zgjedh të punojë për t’u ofruar fëmijëve një jetë më të mirë, unë nuk do e gjykoja keq, përkundrazi”, deklaroi Godo. Ndërkaq, ajo nënvizoi se strukturat shtetërore duhet të kenë në kontroll të plotë aktivitetin privat e të penalizojnë rreptë shkeljen e ligjeve, që përcaktojnë marrëdhëniet e sektorit privat e atij shtetëror.
Për ilaçet
“Duhet të pranoj se asnjëherë nuk kemi qenë tërësisht të kënaqur me furnizimin; protokollet e unifikuara të trajtimit që ofrohen nga shërbimet tona, shpesh janë të niveleve më të mira të kohës, por kanë një kosto që tejkalon mundësitë buxhetore. Por këtë vit në veçanti kemi qënë “zbuluar” pothuaj gjatë tërë vitit, për pjesën më të madhe të medikamenteve. Vit vërtetë i vështirë. Aktualisht jemi duke u përpjekur fort për të shtyrë e shpejtuar në maksimum prokurimet, etj. Jemi vetëshpallur në gjendje emergjence dhe falenderoj bashkëpunëtorët për impenjimin maksimal”,u shpreh Godo
Për Ndokën
“Nuk më pëlqen të komentoj punën e paraardhësit. Mendoj se ministri Ndoka me stafin e tij kanë vënë vullnetin e tyre,është punuar mirë në disa drejtime, sidomos në projektet e marrëveshjet me strukturat evropiane, në investimet për ndërtime të reja, ristrukturime etj. Hapat për t’u ndërmarrë janë të shumta, duke ecur në procesin e reformimit shumë gjëra mund të rishihen, e të ridimensionohen, sidoqoftë hapat e mëtejshme kanë të bëjnë me: Rishikim i buxhetit për një rishpërndarje me të efektshme; ristrukturimi i strukturave drejtuese në QSUT dhe rrethe, me qëllim për t’i gjetur çdo vendi profesionistin e duhur”,ka deklaruar ministria.