E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohet i kërkuari për grabitje kazinoje

Një 32- vjeçar nga Kavaja është ekstraduar nga Greqia pasi ishte shpallur në kërkim nga policia shqiptare për grabitje me armë në një kazino. Artan (Marko) Kumaraku është dërguar menjëherë në qelitë e burgut 302 në Tiranë dhe policia e Kavajës i komunikoi urdhrin e ndalimit.

Burime nga policia thanë se Gjykata e Rrethit Kavajë, më datë 7 tetor të vitit 2008, ka caktuar masën e sigurisë burg pa afat në ngarkim të 32-vjeçarit Kumaraku sepse akuzohet për veprat penale të vjedhjes me armë në bashkëpunim dhe të armëbajtës pa leje. Artan Kumaraku ishe shpallur në kërkim nga policia më datë 2 tetor të vitit të kaluar.

Ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur më datë 28 shtator të vitit 2008 kur ai në bashkëpunim me disa persona të tjerë kanë vjedhur nën kërcënimin e armëve dhe të maskuar, kazinonë e qytetarit E.

Lica në Kavajë. Pas ngjarjes ai u largua drejt Greqisë për t'i shpëtuar prangave të policisë, por u kap vetëm pak muaj më pas. E njoftuar për arrestimin e të kërkuarit, drejtësia Shqiptare nis procedurat e ekstradimit gjë e cila u bë e mundur ditën e djeshme.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›