E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gati rregullimi i ligjit të Ekstradimeve

Ministria e Drejtësisë


Ministria e Drejtësisë pritet të bëjë disa ndryshime në ligjin për ekstradimet. Sipas kësaj ministrie, ligji i bashkëpunimit ndërgjyqësor i cili është miratuar që në vitin 1995 do të jetë më i detajuar në disa nene të tij si në nenet për ekstradimin dhe letërporositë .

Janë disa institucione që po punojnë në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë , për të përmirësuar ligjin shqiptar të ekstradimeve si : Ministria e Brendshme, Ministria e Jashtme si dhe Prokuroria e Përgjithshme.

Specialistët e këtyre institucioneve pritet që të kalojnë në Komisionin Parlamentar të Ligjeve amendamentet për të detajuar ligjin e vitit 1995. Kjo nismë vjen pasi në Shqipëri nuk janë kryer ekstradimet e personave më të kërkuar nga drejtësia shqiptare.


Vetëhelmohet 19- vjeçarja nga Burreli


Një vajzë 19- vjeçare nga qyteti i Burrelit i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar në banesën e saj ndërsa edhe pse ka mbërritur për ndihmë mjekësore në spitalin ushatarak, nuk ka mundur të mbijetojë. Sipas burimeve të policisë, Adelina Palamani, me arsim 8 vjeçar, banuese në Burrel ka gjetur vdekjen pasi kishte konsumuar lëndë helmuese me qëllim vetëvrasjen.

Ngjarja ka ndodhur sipas burimeve të policisë në qytetin e Burrelit, ndërsa vajza është nisur nga të afërmit e saj në drejtim të kryeqytetit për ndihmë më të specializuar mjekësore. Edhe pse 19- vjeçarja Palamani ka mbërritur me urgjencë në spitalin ushtarak nuk ka mundur të jetojë.

Ende nuk është zbardhur ngjarja nga policia dhe nuk dihen cilat kanë qenë shkaqet që e kanë shtyre A. Palamanin t'i japë fund jetës duke u vetëhelmuar. Burime nga policia pohojnë se materialet i kanë kaluar Prokurorisë për të hetuar shkaqet që kanë çuar vajzën nga Burreli në vetëflijim.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›