I kërkuari i FBI-së kapet në Hanin e Hotit
19/03/2009 Ishte dënuar me 30 vjet burg për falsifikim e mashtrim me kreditë
TIRANE- Nga një hetim disamujor, nga ana e agjentëve të Departamentit Amerikan të Shtetit pranë ambasadës amerikane, agjentëve të FBI-së si dhe nga bashkëpunimi me Interpol Tiranën ditën e djeshme është bërë e mundur lokalizimi dhe ndalimi i shtetasit Gjergji Hajati, 31 vjeç, banues në SHBA, me shtetësi amerikane dhe shqiptare. Burime zyrtare pranë policisë së shtetit thanë se ndalimi i tij është bërë në afërsi të pikës së kalimit kufitar Hani i Hotit, gjatë tentativës për t’u larguar në drejtim të Malit të Zi. Mësohet se shtetasi Gjergj Hajati është shpallur në kërkim ndërkombëtar sepse Gjykata e Distriktit Harford, SHBA, ka lëshuar “Urdhër arresti”, më datë 24.01.2008, për veprën penale të mashtrimit në fushën e kredive në vlera shumë të mëdha dhe falsifikimit. Këto vepra penale parashikohen nga neni 18, seksioni nr. 1341 i Kodit Penal të SHBA, në të cilën parashikohet deri në 30 vjet burg. Aktualisht të gjitha materialet e kësaj çështjeje janë marrë nga hetuesit e FBI-së, të cilët në ditët në vazhdim do të kërkojnë edhe ekstradimin e 31-vjeçarit Hajati në Amerikë.