E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet i kërkuari për trafik

 

ELBASAN - Një 39-vjeçar i akuzuar për trafik fëmijësh nga Shqipëria drejt Italisë u ekstradua nga shteti fqinj për të kryer dënimin në vend. Alfir Caka, banues në Elbasan, ishte shpallur në kërkim nga policia e Beratit disa vite më parë, pasi ndaj tij ishte regjistruar kallëzimi për trafikimin e një fëmije në Itali. Qëllimi i kësaj vepre të rëndë penale ka qenë shfrytëzimi i të miturit si lypës në rrugët e shtetit italian dhe përfitimet që do të nxirrte të kalonin në xhepat e Cakës. Pas nisjes së hetimit në Berat është kryer dhe procesi i gjykimit në gjykatën e rrethit për 39-vjeçarin. Ai u dënua në mungesë me 15 vjet heqje lirie, pas të dhënave që dhe policia italiane solli në Shqipëri. Gjatë kësaj kohe Caka u arrestua në Itali me qëllim ekstradimin e tij në vendlindje. Dy ditë më parë ai mbërriti në policinë e Elbasanit në pranga e më pas për në atë të Beratit, ku do të njihet me masën e dënimit për të. Pritet që Caka të vuajë dënimin në burgun e sigurisë së Peqinit. a.k

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›