E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet i kërkuari për vrasje

 

Tiranë - Vrau në vitin 2005 për hakmarrje, ekstradohet nga Italia i dënuari me 15 vite burg. Denis Meta, 23 vjeç, banues në rrugën “Myslym Shyri”, në Tiranë, është ekstraduar nga zyra e Interpol Tiranës dhe është izoluar në ambientet e drejtorisë së kryeqytetit, ku edhe janë kryer procedurat në ngarkim të tij. Meta 23-vjeçar është ekstraduar nga Italia, pasi ishte arrestuar në Milano, pak muaj më parë, në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar të autoriteteve shqiptare. Denis Meta është dënuar në vitin 2008 se ka vrarë me armë zjarri në rrugën “Nikolla Lena”, Kreshnik Zenën, pasi ky sipas policisë kishte plagosur të atin e autorit Fatmir Meta. Ngjarja sipas policisë kishte nisur për motive të dobëta, pasi Zena kishte debatuar me babain e Denis Metës për motive femrash. Në grindje e sipër me të, Zena ka plagosur Fatmir Metën me pistoletë. Si reagim, Denis Meta ka qëlluar mbi Zenën, duke e lënë atë të vrarë në vend.                    d.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›