E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ekstradohet nga Athina grabitësi i argjendarisë "Valentino"

24/05/2005  TIRANË- Interpol Tirana ekstradon nga Athina 23-vjeçarin, që ishte dënuar për vjedhjen e argjendarisë "Valentino", në Tiranë. Burimet zyrtare të Policisë së Shtetit thanë dje se, "mw datë 23.05.2005, nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana është bërë i mundur ekstradimi nga Athina, Greqi, për në Shqipëri i shtetasit Latif Ibrahim Balla, 23 vjeç, lindur e banues në Kërrabë të Vogël, Tiranë". Sipas këtyre burimeve, ky shtetas ka qenë person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Tiranë mw datë 28.12.2001 e ka dënuar me 6 vjet heqje lirie për veprën penale të “vjedhjes me dhunë, në bashkëpunim” dhe “mbajtjes pa leje të municioneve luftarake”, me pasojë plagosjen e një shtetasi. Ndërkaq, burimet policore bëjnë të ditur se, Balla, në bashkëpunim me të tjerë persona, mw datë 08.02.2001 kanë vjedhur argjendarinë “Valentino” në Tiranë dhe me mjete të ftohta kanë plagosur një shtetas. Arrestimi i tij është kryer me datë 17.11.2004 në Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›