E Hënë, 2 Nëntor 2026

Prej vitesh vuante nga depresioni dhe anoreksia

24/05/2005  Ushqehej me multivitamina, ujë dhe një ëmbëlsirë në 4 ditë.

Jeta në Tiranë, e drejtorit gjerman të 15 katëshit

Drejtori i Menazhimit të hotel "INTERNACIONAL",58-vjeçari Piter Bradman, që u gjet i vdekur dy ditë më parë në vaskën e apartamentit të tij, kati i fundit dhoma 1004, vuante prej vitesh nga depresioni dhe nga anoreksia. Ky ka qenë konkluzioni paraprak i prokurorisë dhe mjekësisë ligjore. Sipas burimeve të prokurorisë, nga dëshmitë e personave që kanë pasur njohje me 58-vjeçarin Bradman, është mësuar se ai prej kohësh vuante nga depresioni dhe përdorte kurë të përditshme me barna antidepresion. Gjithashtu, është mësuar se gjermani vuante edhe nga anoreksia.

Sëmundja

Menjëherë pas gjetjes së trupit të pajetë të Bradman, prokuroria dhe përfaqësues të Ambasadës Gjermane filluan hetimin për gjetjen e shkaqeve. Në apartamentin e Bradmanit u gjetën një sasi e konsiderueshme amballazhesh të ilaçeve që ai përdorte. Burimet e prokurorisë thonë se të gjitha shishet e barnave që ai përdorte ishin të boshatisura. Ndërkaq, janë marrë në pyetje persona që kanë pasur njohje dhe kontakt me gjermanin. Burimet pohojnë se nga dëshmitë re këtyre personave është mësuar se Bradman vuante prej vitesh nga siptoma të theksuara të depresionit. Dhe për shkak të depresionit ai kishte kohë që vuante nga anoreksia, thonë burimet e prokurorisë. Mësohet se personat e pyetur kanë pohuar para hetuesve se gjermani jetonte vetëm me ujë, pak ëmbëlsira dhe multivitamina. Ndërsa nuk përdorte thuajse fare ushqim. Burimet e akuzës shprehen se gjermani konsumonte si ushqim rreth një ëmbëlsirë në katrër ditë dhe pinte vetëm ujë të gazuar. Ndërsa në vend të ushqimit të përditshëm përdorte multivitamina.

Karakteri

Nga dëshmitë e personave që kanë pasur njohje me gjermanin është mësuar se ai nuk kishte pasur probleme apo konflikte të dhe se ishte një njeri serioz në punë he në marrdhëniet shoqërore. Madje me anë të barnave që përdorte ai arrinte të kontrollonte mjaft mirë gjendjen e tij depresive, kanë pohuar para hetuesve personat që e kanë njohur. Ata kanë shpjeguar se nuk kishin vërejtur ndonjë gjë jo të zakontë tek Bradman dhe se gjithçka kishte rrjedhur normalisht. Por, 58-vjeçari kishte dhimbje të forta gjatë krizave të sëmundjes së tij, të cilat i qetësonte vetëm me anë të barnave antidepresion, kanë shpjeguar ata në prokurori.

Zemra e Bartman më e madhe se ajo e një njeriu normal

TIRANË- Zemra e Bartman, drejtorit të hotel "Tiranës", i cili u gjet i vdekur në vaskë, është më e madhe se zemrat e zakonshme. Ky është një ndër përfundimet e rezultateve paraprake të procedurave të Mjekësisë Ligjore, ekspertët e të cilit tashmë kanë nisur të analizojnë rastin me profesionalizëm. Deri dje, u morën kampionë nga të gjitha pjesët e trupit, të cilat janë dërguar në laborator. Përgjigjja e rezultateve del vetëm pas dy javësh. Nga ana tjetër, mjekët eksperto-ligjorë, nuk kanë prekur fare stomakun e tij. Një gjë e tillë, sipas burimeve të morgut të Tiranës, është kryer për shkak se stomaku është mbledhësi i të gjitha ushqimeve, pijeve, apo medikamenteve të konsumuara ditët e fundit dhe për mjekët ky është një ndër detajet më të rëndësishme për ecurinë e procedurave. Më konkretisht, sipas shpjegimit të mjekëve, do të priten paraprakisht rezultatet e analizave laboratorike, ndërsa paralelisht me këtë, do të shihen gradualisht të gjitha substancat e mbledhura në stomak. Nga veçimi i të gjitha substancave, do të analizohen me kujdes të gjithë elementët, për të shuar hamendësimet se drejtori gjerman mund të jetë helmuar nga ndonjë person tjetër. Gjithësesi aktualisht mjekët eksperto-ligjorë, kanë arritur të nxjerrin disa përfundime paraprake.

Zemra e Bartman

Detaji më i ri është ai i vërejtjes së zmadhimit të zemrës së Bartman, por edhe ky element do të analizohet shkencërisht, pasi mjekët thonë se ky femonen mund të shfaqet me lindjen e njeriut ose mund të dalë gradualisht me rritjen e tij. Në zmadhimin e zemrës mund të ndikojnë edhe medikamenet e përdorura me shumicë, gjë e cila duhet vërtetuar pas analizave. Por paraprakisht mjekët janë të mendimit se zemra e Bartman ka qenë e zmadhuar që në lindje.

Gjermani vdiq nga tejkalimi i barnave, kishte boshatisur shishet

Nga hetimet paraprake, prokuroria ka konkluduar në versionin se Piter Bradman ka ndërruar jetë për shkak të përdorimit të sasive të mëdha të barnave antidepresion. Sipas burimeve të akuzës, në apartamentin e tij janë gjetur amballazhet e barnave që ai përdorte që ishin kryesisht të lëngshme. Ndërkaq mësohet se në të gjitha amballazhet e barnave janë gjetur të boshatisura dhe mendohet që ai ti ketë konsumuar natën e ngjarjes. Kjo, pasi nga hetimet dhe pyetja e personave që kishin kontakt me Bradman është mësuar se ai kishte dhimbje të forta gjatë krizave të depresionit. Për këtë shkak, dyshohet që ai për të qetësuar dhimbjet të mos e këtë kontrolluar pa dashje dozën e barnave. Nga mbi ngarkesa e ilaçeve mendohet se ai ka ndërruar jetë, thonë burimet e prokurorisë. Ato shtojnë se 58-vjeçari Bradman ka pasur gjakrrjedhje nga koja, që tregon se ka pësuar një hemoragji të brendshme. Dyshohet që kjo hemoragji të ketë ardhur si pasojë e dhembjeve të tij si dhe të konsumimit të një sasie të madhe ilaçesh. Ndërsa, kanë rënë poshtë dyshimet paraprake se dikush tjetër mund t’i ketë dhënë të pijë gjithë barnat jashtë dëshirës së tij. Kjo, pasi dera ka qenë e mbyllur me çelës nga brenda dhe askush nuk mund të hynte apo të dilte aty nga diku tjetër, sqarojnë burimet. gjithashtu, nga hetimet paraprake është konkluduar se gjermani nuk i ka pirë qëllimisht për të vdekur barnat, por se mund ta ketë tejkaluar masën pa dashje për shkak të dhimbjeve. Gjithashtu, edhe fiziku i tij i dobët për shkak të anoreksisë, mendohet që të mos e ketë përballuar dot siasinë e madhe të ilaçeve, përfundojnë burimet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›