Toska: S’ka rikthim në rend për të ikurit

24/05/2005 Disa kandidatë për deputetë kanë të shkuar në polici
TIRANË- Njerëzit që ne kemi përjashtuar nga Policia e Shtetit, përveçse duan të vijnë sërish në radhët tona, kandidojnë për deputetë. Me pak fjalë, ky ishte thelbi i fjalës së kreut të Ministrisë së Rendit, Igli Toska, në takimin që ai ka pasur së bashku me zëvendësambasadorin e OSBE-së në Tiranë, Erik Filiping dhe drejtorin e Policisë së Shtetit, Bajram Ibraj, në ceremoninë e hapjes së një kursi trajnimi për drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit, të organizuar në bashkëpunim me OSBE-nw dhe misionin PAMECA. Në këtë kurs dyditor, sipas zëdhënësit të dikasterit blu, Florion Serjani, do të trajtohen problemet e pozicionit të Policisë së Shtetit gjatë procesit elektoral për zgjedhjet parlamentare. Zëvendësambasadori i OSBE-së në Tiranë, Erik Filiping, duke marrë fjalën në këtë ceremoni, ka folur për rëndësinë që kanë këto zgjedhje për proceset integruese të Shqipërisë, por, njëkohësisht edhe të Policisë së Shtetit. Ai është shprehur se policia ka bërë hapa të dukshëm përpara në drejtim të rritjes profesionale, çka duhet të reflektohet edhe gjatë procesit zgjedhor të këtij viti, ndërsa drejtori i Policisë së Shtetit, Bajram Ibraj, tha se policia do të garantojë zgjedhje të qeta.
Toska
Fjalori i ministrit të Rendit, Igli Toska, ishte tepër i ashpër dhe me tone kritike. Mes të tjerave, ai shfaqi rëndësinë e kursit, ku theksoi se "ka një tendencë të të përjashtuarve dhe të paaftëve të policisë, për t’u ripranuar në radhët e saj, apo për të marrë poste dhe grada dhe këto nëpërmjet ndërhyrjeve politike, apo pazareve e kompromiseve me subjekte apo titullarë të ndryshëm. Njerëz pa identitet profesional, po tentojnë të marrin poste me përgjegjësi, duke kërkuar të shiten si përfitues politikë. E them në mënyrë të prerë. Askush nuk ka nevojë për ta, sepse ata nuk dinë të bëjnë as punën e tyre. Dhe, kjo është një përgjigje jo vetëm për adhuronjësit e gradave, por për të gjithë ndërhyrësit të çdo ngjyre qofshin ata. Historia e policisë ‘kush ka mikun më të fortë’, ka marrë fund". Më pas, ministri u shpreh më konktretisht për këta persona, duke thënë se, "nga ana tjetër konstatohet se një numër jo i papërfillshëm kandidadësh për deputetë të subjekteve politike, kanë begraund policor. Megjithëse ata i përkasin viteve të mëparshme dhe shumë më pak dy viteve të fundit të karrierës në polici, situata të bën të mendosh që policia ka ende probleme të depolitizimit të plotë. Ata presin vetëm terrenin e përshtatshëm për t’u shfaqur".
Ish-punonjës policie që kandidiojnë
Sokol Peza, në Peqin për LSI
Pjerin Ndreu, në Pukë për LSI
Albert Pilo, në Berat për LSI
Lefter Maliqi, në Berat për LSI
Sali Shehu, në Dibër për PD
Asllan Dogjani, në Has për PS
Paulin Sterkaj, për PS në Shkodër
Arben Isaraj, zëvendësministër Rendi