Tufa: Dy të tjerë vranë Mirin e Xhikes

24/05/2005 I pandehuri refuzon të tregojë ku ka qenë natën e ngjarjes më 29 mars 2003
TIRANË – Jo unë por dy persona të tjerë kanë vrarë Fatmir Ramën, të ashtuquajturin Mirin e Xhikes. Kuur të dalë e vërteta në shesh, do të më kërkoni ndjesë, prokuroria po manipulon provat, ajo është e njënashme. Unë jam i pafajshëm". Por Tufa, nuk ka dhënë përgjigje para gjykatës, nuk ka dhënë tjetër version për prokurorët, për të saktësuar adresën e tij natën e vrasjes, që do të jepte një tjetër alibi pë rtë çaur në një tjetër pozicion në raport me akuzën, që do ta largonte atë nga vendvrasja e 29 marsit të vitit 2003. Ka qenë tentativa e djeshme e të pandehurit, për të rrëzuar akuzën që rëndon mbi të. Lavdërim Tufa, akuzuar për vrasjen e Fatmir Ramës (ose Miri i Xhikes) nuk ka bërë kërkesë në gjykatë për të dhënë deklarime me dyer të mbyllura, edhe pse e kishte paralajmëruar një gjë të tillë. Pasi ka hequr disa avokatë mbrojtës, si përfundim, deklarimet e lira i ka dhënë në prani të avokatit të tij të ri, Jorgji Mitraj. Gjithçka e ka patur të shkruar në letër. Ka lexuar deklarimet, e më pas i është përgjigjur shkurt pyetjeve të bëra nga trupi gjykues.
Seanca
Ka mohur gjithçka. Provat e organit të Prokurorisë i ka quajtur të manipuluara dhe tendencioze. Lavdërim Tufa është shprehur para gjykatës, se nuk ka patur asnjë motiv për të vrarë Fatmir Ramën, pronarin e "Kartodromit". Po kështu në deklarimet e tij, ka zënë vend fakti se është arrestuar për vjedhje dhe, organi i Prokurorisë, qëllimisht e ka futur në batakun e vrasjeve, duke i bërë edhe provën e ADN-së.
Prokuroria
Prokuroria për Lavdërim Tufën ka qenë e njëanshme në të gjitha seancat. Sipas tij, akuza e ka sjellë dosjen në gjykatë e bazuar vetëm në dyshime, pa patur asnjë provë konkrete. Gati një orë, Lavdërim Tufa është munduar që me argumenta ligjore të kundërshtojë akuzën e vrasjes së Fatmir Ramës, për të cilën edhe dyshohet se e ka kryer. Për të pandehurin, organi i Prokurorisë i shërben vetëm një krahu, duke mos marrë parasysh aspak faktet dhe deklarimet e personit të dyshuar. Tufa ka thënë dje në seancë gjyqësore se është i pafajshëm dhe këtë gjë e ka mbrojtur me fanatizëm. Gjithashtu i ka kërkuar gjykatës që, ndryshe nga Prokuroria, të jetë e paanshme e të mos ndikohet nga presionet. "Unë jam arrestuar si person i dyshuar për vjedhje, e më pas i jam nënshtruar disa analizave për vrasje". Kështu mësohet të jetë shprehur i pandehuri dje në seancën gjyqësore, e cila u bë në orët e para të mëngjesit. Nga ana e gjykatës, të pandehurit u bënë pyetje direkte. Pyetjes se ku ka qenë ditën e ngjarjes dhe disa ditë pas saj, Tufa i është përgjigjur se nuk ndjehet i detyruar të tregojë vendin e qëndrimit. Më pas, gjykata e ka pyetur dhe për hollësi të tjera, të cilat janë refuzuar të marrin përgjigje. Pas seancës së deklarimeve, Lavdërim Tufa do të përballet me konkluzionet e prokurorit të çështjes. Pritet që masa e dënimit, nëse deklarohet fajtor, të jetë e rëndë.
Ekspertiza
Gjykata për t’u bindur në marrjen e provave bëri një hetim plotësues. Ajo vendosi të thërrasë një eksperte të paanshme për të interpretuar aktin e ADN-së së kryer në Itali për Lavdërim Tufën. Ekspertja erdhi nga mbretëria angleze dhe ishte doktoresha e shkencave ligjore në fushën e interpretimit të analizave të ADN-së, Suzan Pop. Një seancë e gjatë gjyqësore, që shtetit tonë i kushtoi afërsisht 3000 mijë paund. Shqipëria ka paguar afërsisht 2000 mijë paund, ndërsa pjesa tjetër është paguar nga shteti anglez. Me shpjegimin e dhënë nga specialistja angleze, gjykata qartësoi pozicionin e palës italiane që bëri aktin e ekspertimit si dhe atë të një eksperti të sjellë në gjyq nga ana e avokatit të Tufës, Ferdinand Doja.
Akuza për të pandehurin
Lavdërim Tufa është i vetmi që deri tani ndodhet në bankën e të akuzuarve për vrasjen e ndodhur më 29 mars 2003, te "Kartodromi", pronar i të cilit ka qenë Fatmir Rama, ose i thirrur ndryshe, Miri i Xhikes. Autori i vrasjes ka qenë i maskuar me një kapuç. Megjithatë nga akti i ekspertimit ka rezultuar se autori atë ditë është plagosur. Këtë e vërteton gjaku i gjetur në karikatorin e armës së krimit si dhe njollat e gjakut të përziera me pështymë, të gjetura në kapuçin e përdorur si maskë. Arsyet që mund ta kenë çuar në këtë vrasje janë dy. Ose vrasja është kryer me pagesë, ose konflikti i pronave. Vrasja e Fatmir Ramës bëri bujë të madhe. Bashkë me Ramën atë ditë gjeti vdekjen edhe shtetasi Kristaq Cani dhe u plagosën dy të tjerë. Mendohet se autori i vrasjes është plagosur nga të shtënat e pistoletës së Ylli Kelmendit, shokut të ngushtë të Mirit të Xhikes.
Letra dërguar prokurorit Sollaku
Në drejtim të Prokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, mësohet se Lavdërim Tufa ka nisur një letër. Ky fakt është bërë i ditur nga ish-avokati i Tufës, Ferdinand Doja. Por dje, në seancën gjyqësore nuk ka dalë një gjë e tillë. Kryetari i seancës ndaj Lavdërim Tufës u shpreh dje se nuk ka dijeni për një letër të tillë. Në dosjen gjyqësore mësohet se letra që pretendohet se është nisur në Prokurori, nuk ekziston. Kjo letër mund të ketë qenë e sajuar edhe nga ish-avokati i Tufës, që më pas nuk ka dhënë asnjë shpjegim. Nga burime jashtë gjykatës, mësohet se Tufa ka kërkuar nëpërmjet letrës gjetjen e fajtorëve të vrasjes, duke përjashtuar veten e tij. Po kështu, Tufa kërkoi edhe përjashtimin e prokurorit Olsi Çela, fakt i cili nuk u mor parasysh.