Fillon ndriçimi i shëtitores në Plazh
24/05/2005 Përgatitjet për sezonin e ri të plazhit
DURRËS - Paralelisht me shtrimin e pllakave në shëtitoren përgjatë bregut të detit në Plazhin e Durrësit, ka nisur edhe ndriçimi i saj. Javën e kaluar ka përfunduar ndërtimi i shëtitores, që kalon përgjatë rërës së Plazhit në një gjatësi prej 3 km, ndërkohë që ka nisur vendosja e ndriçuesve të lartë. Shëtitorja, e cila fillon tek Ura Dajlanit e përfundon në zonën Iliria, do të jetë e gjerë 2-2.5 m e shtruar me pllaka si dhe me ndriçim gjatë gjithë natës. Ky investim është pjesë e fondeve prej 949 milionë lekë të buxhetit të shtetit, bashkisë dhe Ministrisë së Turizmit, fonde këto të dhëna për rikonstruksionin e rrugës së Plazhit dhe që do të përfundojnë në qershor. Ndërsa rruga është e gjatë 4.2 km, shëtitorja në projekt parashikohet të jetë disa qindra metra më pak. Ajo do të nisë në të njëjtin drejtim ku edhe ka filluar rikonstruksioni i rrugës tek Ura Dajlanit dhe do të përfundojë në zonën Iliria. Gjatë tri ditëve të fundit ka përfunduar vendosja e ndriçuesve nga Ura Dajlanit te stacioni i parë i autobusëve urban të zonës, te Rrota e Kuqe, ndërsa zbatuesit e projektit janë shprehur se gjithçka do të përfundojë në afatin e përcaktuar në kontratë. Fushata zgjedhore dhe fillimi i sezonit të pushimeve verore pritet që ta gjejnë të mbaruar krejtësisht këtë rrugë, e cila është një ndër më të populluarat me lëvizje mjetesh motorike dhe personash gjatë sezonit turistik.