Këshilli Bashkiak rrëzon pjesë të studimit të qendrës
26/05/2010 Miratimi pas studimit tërësor të gjithë qendrës. Nuk ka studim dhe për trafikun
KORÇE- Këshilli i Bashkisë Korçë në mbledhjen e tij të radhës, ditën e martë, rrëzoi me shumicë votash dy nga elementet e studimit pjesor të qendrës së qytetit dhe konkretisht projektin që do të zbatohej në segmentin rrugor që niste nga kinema “Milenium” për të përfunduar te Raiffeisen Bank dhe projektin tjetër që do të konkretizohej përgjatë shëtitores “Shën Gjergji”, e cila nëse do të merrte miratimin do të kthehej në një zonë këmbësore. Këto dy projekte sollën debate të shumta mes këshilltarëve të djathtë dhe të majtë, ku secila palë solli argumentet e veta: këshilltarët e majtë arsyet pse duhej që këto dy projekte të merrnin miratimin, dhe këshilltarët e djathtë, pamundësinë e dhënies së votave nga ana e tyre, sepse projektet nuk kishin respektuar të gjitha fazat dhe procedurat sipas kërkesave të ligjit.
Pa miratim
Për këshilltarët e djathtë, të dy projektet ishin pjesë përbërëse e planit pjesor të qendrës së qytetit dhe si të tilla nuk mund të konsideroheshin si rikonstruksione; së dyti projektet nuk i kishin kaluar dy fazat e procedurave ligjore: atë të vendimmarrjes së lejes për sheshin e ndërtimit dhe vendimmarrjen për lejen e ndërtimit. Dhe jo vetëm kaq, projekte të tilla mund të marrin miratimin vetëm kur të jetë miratuar plani i studimit urbanistik të qendrës së Korçës, pasi projekte të tilla nuk mund t’i bashkëngjiten një plani të pjesshëm, siç e ka Korça sot. Për më tepër projektet në fjalë duhet të marrin edhe miratimin e KRRTRSH, pasi ndërtime të tilla kur zbatohen në qytete me më shumë se 50 mijë banorë duhet të marrin edhe miratimin e KRRTRSH-s. Pra nga ana e këshilltarëve të djathtë u kërkua zbatimi i ligjit dhe vetëm ligjit, madje duke theksuar se sa herë që të evidentohej shkelja e ligjit, vota e tyre nuk do të ishte “pro”. Ndërkaq, Kryetari i grupit të këshilltarëve të djathtë, Pëllumb Beqiri, bëri të ditur për të pranishmit, se nga ana e këtij këshilli ishin miratuar fonde për studime urbanistike, por nga ana e Bashkisë Korçë deri më sot nuk ishte bërë asgjë në këtë drejtim.
Nuk ka plan studimi për trafikun
Megjithatë, kryetari i grupit të këshilltarëve të djathtë, Pëllumb Beqiri, siguroi se dy projektet do të marrin miratimin fill pas miratimit edhe të planit urbanistik të qendrës së Korçës, pasi nëse këto dy projekte do të miratoheshin tani do të sillnin mjaft probleme për jetën e qytetarëve. Sipas Beqirit, nëse Bashkia e Korçës ka projektuar që shëtitorja “Shën Gjergji” të shndërrohet në zonë këmbësore, atëherë ajo duhet të ketë gati edhe projektin mbi trafikun, sepse nëse kjo rrugë bllokohet për kalimin e automjeteve, atëherë drejtuesit e bashkisë duhet të shpjegojnë se si do të zgjidhet fluksi në rritje i automjeteve, ku do të zbrazet ky fluks, etj si këto, por që bashkia nuk ka të parashikuar asgjë nga këto. Ndërkaq, këshilltarët e majtë i përqendruan argumentet e tyre te domosdoshmëria për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve, por argumentet e tyre nuk morën dot miratimin, sepse përveç shkeljeve ligjore, nuk ekzistonte një plan urbanistik për qendrën e qytetit dhe plani për trafikun, pa të cilat Korça mund të përfundonte në një kaos të plotë. Me zgjidhjen e këtyre problemeve, këshilltarët e djathtë deklaruan se votat e tyre do të jenë “pro” në zbatim të projekteve, madje sa më parë që kjo gjë të jetë e mundur, sepse vetëm kështu mund të lehtësohet jeta e qytetarëve, e kundërta sjell vetëm rëndim të trafikut dhe probleme serioze për qytetarët.