Faturat e energjisë më të shtrenjta se konsumi real
26/05/2010 Abonentët fierakë të revoltuar
FIER- Vazhdojnë ankesat e banorëve fierakë për faturimin e energjisë elektrike nga ana e OSSH-së Fier. Sipas abonentëve nga krahasimi që i bëjnë ata vet faturës së muajit të shkuar me atë pasardhës, rezultojnë se konsumi i energjisë elektrike e faturuar është më e lartë se ajo në periudhën e dimrit, ku dihet që konsumi i kësaj energjie elektrike është më i madh se në stinën e verës. Abonentët janë shprehur se sërish ka abuzime me faturimin e energjisë elektrike, ndërsa ata ndëshkohen duke paguar më shtrenjtë jo vetëm me vlerën e rritur të çmimit të energjisë elektrike, por edhe prej abuzimeve të faturistëve të papërgjegjshëm. “Shumë kilovat kishim këtë herë”,-thotë Drita Plaka ,banore e lagjes “Kastriot” në Fier. Kaq sa kemi për prillin nuk kemi paguar gjatë stinës së dimrit. Rreth 800 kilovat kur duhet të ishte shkruar 650 kilovat. Na kanë hedhur tepër. Kemi vajtur në OSSH Fier dhe na thonë se do t’i rregullojmë. Le që nuk na pret njeri në ato zyra. Çfarë të themi? Kjo është vjedhje…”. Duket se problemet me OSSH Fier nuk kanë të mbaruar as gjatë stinës së verës ku ankesat e banorëve nuk kanë munguar. Mbi 30 faturistë të OSSH Fier në zonat e qytetit dhe fshatit janë pushuar nga puna për shkak të veprimit abuziv me faturimin e energjisë për abonentët. Me gjithë këto masa drastike nga ana e drejtuesve të OSSH sërish ka probleme të mëdha, madje që bien në kurriz të qytetarëve.