E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohet nga Holanda 41-vjeçari, akuzohet për shfrytëzim prostitucioni



Një 41-vjeçar u ekstradua nga Holanda, pasi kërkohej nga drejtësia për shfrytëzim prostitucioni.

Nga Zyra Qendrore Kombëtare e Interpol Tiranës u krye depërtimi i Adrian Mërtiraj, lindur në Tiranë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 1202, datë 05.12.2007, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për këtë shtetas, për kryerjen e veprës penale të “shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese”.

Sipas burimeve zyrtare, 41-vjeçari në pranverën e vitit 2004 është njohur me shtetasen E. H., e cila kishte ardhur në Tiranë dhe jetonte në Qytetin Studenti. Ky shtetas i ka premtuar të dëmtuarës se do ta merrte me vete në Gjermani. Shtetasja E.H. e ka pranuar propozimin dhe pasi ka ardhur garancia nga Gjermania, nga shtetasja gjermane, Krista R., e cila ishte bashkëshortja e Mërtirajt në Gjermani, ajo ka marrë vizën dhe ka ikur në Gjermani. 41-vjeçari i ka kërkuar asaj të prostituojë dhe kundërshtimi i të dëmtuarës e ka acaruar atë, duke e detyruar që të ushtrojë dhunë mbi shtetasen E.H. Që nga ajo kohë e në vazhdim, e dëmtuara është detyruar me forcë të ushtrojë prostitucion nën ndikimin e dhunës çnjerëzore të të pandehurit. Në gusht 2007, e dëmtuara është shtruar në urgjencën e spitalit të Essen-it, në Gjermani, pasi ishte rrahur egërsisht nga i pandehuri. E ndihmuar nga një shtetas kosovar, ajo është larguar më pas drejt Shqipërisë, ku ka depozituar dhe kallëzimin përkatës.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›