Mashtrimi 2 milionë USD, pranga biznesmenit
Një biznesmen nga Durrësi,
me aktivitet edhe në Berat
ka përfunduar në prangat e
policisë, pasi dyshohet se ka mashtruar
shtetin, duke shkaktuar një
dëm financiar prej dy milionë dollarësh.
Kjo ka ndodhur gjatë privatizimit
të ish-Kombinatit të Tekstileve
në Berat, ku Agim Mutaka ka falsifikuar
dokumente pronësie, me
qëllim përfitimi personal. Ky person,
i cili njihet si biznesmen i rëndësishëm,
me qendër në Shkozet, dyshohet
se ka bashkëpunuar edhe
me AKKP-në (Agjencia e Kthimit dhe
Kompensimit të Pronave), për të
kryer një mashtrim të tillë. Nisur nga
verifikimi i dokumentacionit,
prokuroria ka nisur procedimin penal
ndaj Mutakës që në muajin nëntor
të vitit që sapo lamë, dhe pikërisht
këto ditë kanë përfunduar hetimet
me arrestimin e biznesmenit.
Burimet zyrtare nga Drejtoria e
Policisë së Beratit bënë të ditur se
mëngjesin e djeshëm, është organizuar
një operacion, në bashkëpunim
edhe me kolegët e Tiranës,
i cili u zhvillua në Rinas. Pas aksionit
u mundësua arrestimi i 50-vjeçarit
Agim Mutaka, lindur e banues në
Durrës, i cili dyshohet se kishte marrë
informacion për arrestimin e tij
dhe po tentonte të arratisej nëpërmjet
aeroportit. Ai është kapur pikërisht
në terminalin e aeroportit, duke
mos kundërshtuar punonjësit e policisë.
Burimet policore konfirmuan
se i arrestuari, i cili njihet si pronari i
firmës "Stela sh.p.k", është arrestuar
në bazë të një urdhri të lëshuar
nga Prokuroria e Beratit për mashtrim
gjatë privatizimit të ish-Kombinatit
të Tekstileve në Berat.
Sipas informacioneve nga grupi
hetimor, biznesmeni ka marrë pjesë
në privatizimin e objektit madhor
dhe ka abuzuar edhe aty. Por gjatë
këtij procesi, ai ka përfituar duke
blerë sipërfaqen e caktuar të ishkombinatit
me një vlerë shumë herë
më të vogël sesa kushtonte realisht,
ashtu siç ishte vlerësuar nga strukturat
përkatëse. Grupi i punës shpjegoi
se kjo ka qenë shkelja e parë e
kryer prej tij, ku dyshohet se është
kryer edhe në bashkëpunim me
persona të tjerë, duke shkaktuar një
dëm prej një milion dollarësh. Por,
edhe pas kryerjes së kësaj shkeljeje,
odiseja e mashtrimeve në bashkëpunim
të biznesmenit nuk kanë
mbaruar me kaq. Gjatë dy viteve, ku
procedohej kalimi i ish-kombinatit
në pronësi të biznesmenit, ai dyshohet
se ka falsifikuar hartat e pronës
së blerë me një çmim qesharak,
duke futur në pronësi dyfishin e truallit
të vërtetë. Me këtë veprim, sipas
prokurorisë së Beratit, ai ka kryer
shkeljen e dytë, duke shkaktuar
një tjetër dëm ndaj shtetit shqiptar.
Ndërkohë, për vonesën dyvjeçare,
biznesmeni Agim Mutaka
ka hedhur në gjyq Agjencinë e
Kthimit dhe Kompensimit të
Pronave për dëm të shkaktuar ndaj
tij. Këtu ka ardhur edhe shkelja e
tretë. Me falsifikimin e kryer, ai ka
kërkuar dëmshpërblim për një
pronë dy herë më të madhe sesa
kishte në të vërtetë. Madje, këtë e ka
kërkuar me një çmim shumëfish më
të lartë, duke falsifikuar edhe dokumentet
e çmimit me të cilin kishte
blerë truallin. Pra, sipas specialistëve,
ai ka mashtruar me vërtetësinë
e dokumenteve, duke përfituar
nga vendimi i gjykatës rreth 400 mijë
dollarë si dëmshpërblim. Veç kësaj,
në pronësi të tij, nga falsifikimi i hartave
ka kaluar edhe një sipërfaqe
tjetër, duke bërë në total dy milionë
dollarë dëm ndaj shtetit shqiptar.
Për këto abuzime janë kryer një
sërë kontrollesh edhe nga Kontrolli
i Lartë i Shtetit, ndërkohë që
ankesa ka pasur edhe nga sindikata
e ish-kombinatit, të cilët kanë
kërkuar ndihmë nga Prokuroria e
Beratit. Në bashkëpunim edhe me
oficerët e policisë gjyqësore, për një
periudhë dymujore, që nga muaji
nëntor, është mundësuar dokumentimi
i këtyre fakteve, që ka
sjellë edhe arrestimin e biznesmenit,
i cili është akuzuar edhe më
parë për mashtrim gjatë privatizimit
të këtij objekti. Policia shpjegoi
se gjatë ditëve në vijim pritet të
ketë arrestime të tjera nga AKKP-ja,
të cilët mendohet se kanë bashkëpunuar
në këtë mashtrim të
madh, duke shkaktuar një dëm të
konsiderueshëm monetar.
me aktivitet edhe në Berat
ka përfunduar në prangat e
policisë, pasi dyshohet se ka mashtruar
shtetin, duke shkaktuar një
dëm financiar prej dy milionë dollarësh.
Kjo ka ndodhur gjatë privatizimit
të ish-Kombinatit të Tekstileve
në Berat, ku Agim Mutaka ka falsifikuar
dokumente pronësie, me
qëllim përfitimi personal. Ky person,
i cili njihet si biznesmen i rëndësishëm,
me qendër në Shkozet, dyshohet
se ka bashkëpunuar edhe
me AKKP-në (Agjencia e Kthimit dhe
Kompensimit të Pronave), për të
kryer një mashtrim të tillë. Nisur nga
verifikimi i dokumentacionit,
prokuroria ka nisur procedimin penal
ndaj Mutakës që në muajin nëntor
të vitit që sapo lamë, dhe pikërisht
këto ditë kanë përfunduar hetimet
me arrestimin e biznesmenit.
Burimet zyrtare nga Drejtoria e
Policisë së Beratit bënë të ditur se
mëngjesin e djeshëm, është organizuar
një operacion, në bashkëpunim
edhe me kolegët e Tiranës,
i cili u zhvillua në Rinas. Pas aksionit
u mundësua arrestimi i 50-vjeçarit
Agim Mutaka, lindur e banues në
Durrës, i cili dyshohet se kishte marrë
informacion për arrestimin e tij
dhe po tentonte të arratisej nëpërmjet
aeroportit. Ai është kapur pikërisht
në terminalin e aeroportit, duke
mos kundërshtuar punonjësit e policisë.
Burimet policore konfirmuan
se i arrestuari, i cili njihet si pronari i
firmës "Stela sh.p.k", është arrestuar
në bazë të një urdhri të lëshuar
nga Prokuroria e Beratit për mashtrim
gjatë privatizimit të ish-Kombinatit
të Tekstileve në Berat.
Sipas informacioneve nga grupi
hetimor, biznesmeni ka marrë pjesë
në privatizimin e objektit madhor
dhe ka abuzuar edhe aty. Por gjatë
këtij procesi, ai ka përfituar duke
blerë sipërfaqen e caktuar të ishkombinatit
me një vlerë shumë herë
më të vogël sesa kushtonte realisht,
ashtu siç ishte vlerësuar nga strukturat
përkatëse. Grupi i punës shpjegoi
se kjo ka qenë shkelja e parë e
kryer prej tij, ku dyshohet se është
kryer edhe në bashkëpunim me
persona të tjerë, duke shkaktuar një
dëm prej një milion dollarësh. Por,
edhe pas kryerjes së kësaj shkeljeje,
odiseja e mashtrimeve në bashkëpunim
të biznesmenit nuk kanë
mbaruar me kaq. Gjatë dy viteve, ku
procedohej kalimi i ish-kombinatit
në pronësi të biznesmenit, ai dyshohet
se ka falsifikuar hartat e pronës
së blerë me një çmim qesharak,
duke futur në pronësi dyfishin e truallit
të vërtetë. Me këtë veprim, sipas
prokurorisë së Beratit, ai ka kryer
shkeljen e dytë, duke shkaktuar
një tjetër dëm ndaj shtetit shqiptar.
Ndërkohë, për vonesën dyvjeçare,
biznesmeni Agim Mutaka
ka hedhur në gjyq Agjencinë e
Kthimit dhe Kompensimit të
Pronave për dëm të shkaktuar ndaj
tij. Këtu ka ardhur edhe shkelja e
tretë. Me falsifikimin e kryer, ai ka
kërkuar dëmshpërblim për një
pronë dy herë më të madhe sesa
kishte në të vërtetë. Madje, këtë e ka
kërkuar me një çmim shumëfish më
të lartë, duke falsifikuar edhe dokumentet
e çmimit me të cilin kishte
blerë truallin. Pra, sipas specialistëve,
ai ka mashtruar me vërtetësinë
e dokumenteve, duke përfituar
nga vendimi i gjykatës rreth 400 mijë
dollarë si dëmshpërblim. Veç kësaj,
në pronësi të tij, nga falsifikimi i hartave
ka kaluar edhe një sipërfaqe
tjetër, duke bërë në total dy milionë
dollarë dëm ndaj shtetit shqiptar.
Për këto abuzime janë kryer një
sërë kontrollesh edhe nga Kontrolli
i Lartë i Shtetit, ndërkohë që
ankesa ka pasur edhe nga sindikata
e ish-kombinatit, të cilët kanë
kërkuar ndihmë nga Prokuroria e
Beratit. Në bashkëpunim edhe me
oficerët e policisë gjyqësore, për një
periudhë dymujore, që nga muaji
nëntor, është mundësuar dokumentimi
i këtyre fakteve, që ka
sjellë edhe arrestimin e biznesmenit,
i cili është akuzuar edhe më
parë për mashtrim gjatë privatizimit
të këtij objekti. Policia shpjegoi
se gjatë ditëve në vijim pritet të
ketë arrestime të tjera nga AKKP-ja,
të cilët mendohet se kanë bashkëpunuar
në këtë mashtrim të
madh, duke shkaktuar një dëm të
konsiderueshëm monetar.