E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohet nga Holanda tutori i studentes

 

TIRANE - Ekstradohet nga Holanda një 41-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia Shqiptare për “shfrytëzim prostitucioni”. Adrian Mertiraj nga Tirana është ekstraduar dje nga Holanda, pasi Gjykata e Tiranës, më 5 dhjetor të vitit 2007, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg”, për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese”. Mertiraj në pranverën e vitit 2004, është njohur me studenten E. H., e cila kishte ardhur në Tiranë dhe jetonte në “Qytetin Studenti”. Mertiraj i ka premtuar vajzës se do ta merrte me vete në Gjermani. E.H., ka marrë garancinë nga shtetasja gjermane Krista R., bashkëshortja e Adrian Mertirajt në Gjermani. Më pas kur ka mbërritur në destinacion është detyruar të ushtrojë prostitucion. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›