E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Italia, 36 vjeçari i dënuar për shfrytëzim prostitucioni

Bledar Sinani, 36 vjeçari i dënuar me 8 vjet nga Gjykata e Shkallës së Parë, Lushnje për shfrytëzim prostitucioni, është ekstraduar nga shteti fqinj Itali, ku vuante dënimin për akuzën e vjedhjes. Ai ka rënë në duart e drejtësisë shqiptare pas ekstradimit nga shteti fqinj, dhe ditën e djeshme është dërguar në qelitë e burgut 302 në Tiranë, ku do të vazhdojë dënimin e tij. Dy vjet më parë, Sinani është dënuar pasi u provua se kishte shfrytëzuar për prostitucion, një shtetase me inicialet A. C nga qyteti i Beratit në shtetin fqinj. Për një periudhë 2 vjeçare, Sinani nën presionin dhe dhunën fizike, kishte detyruar këtë shtetase të ushtronte prostitucion. Kjo e fundit, e ka denoncuar 36 vjeçarin në shtetin fqinj, Itali dhe pas bashkëpunimit me drejtësinë shqiptare, ai u ekstradua për të vuajtur dënimin e dhënë nga gjykata shqiptare. Bledar Sinani u ekstradua dhe është dërguar direkt në burgun e Tiranës për të vuajtur dënimin me 8 vjet burg. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së qarkut Fier, pohuan se ky shtetas është kapur disa javë më parë në Itali. Pas kryerjes së procedurave është vendosur që ai të ekstradohet dhe një ditë më parë është kthyer në Shqipëri nga aeroporti Nënë Tereza e më pas në burgun 302, në Tiranë për të vuajtur dënimin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›