Prifti: Programi i LSI, zgjidhje realiste për problemet banorëve të Myzeqesë
Banorët e fshatit Povelçë kanë shprehur mbështetjen e për kandidatët e Lëvizjes Socialiste për Integrim me besimin se ata do të jenë përfaqësues dinjitozë në parlamentin ardhshëm. Të përballur me një situatë të vështirë në zhvillimin e bujqësisë dhe një varfëri që shkon drejt thellimit, banorët e këtij fshati kanë marrë garancinë nga kandidatët Dritan Prifti dhe Bujar Hasa se programet e Lëvizjes Socialiste për Integrim do të jenë zgjidhje reale për morinë e problemeve të tyre më jetike.
Banorët e fshatit Povelçë, nga kandidatët e Lëvizjes Socialiste për Integrim Dritan Prifti dhe Bujar Hasa, kanë marrë garancinë se shqetësimet e tyre do të jenë në qendër të vëmendjes për zgjidhje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme. Janë një tërësi faktorësh që e bëjnë mëse të besueshme përmbushjen e çdo premtimi, sepse mbi të gjitha në krye të kësaj force politike qëndron një njeri si Ilir Meta, i cili ka treguar se përkushtimin maksimal e ka treguar ndaj zhvillimit evropianizues të vendit dhe mbrojtjes së interesave jetike të shqiptarëve, është shprehur deputeti Dritan Prifti, duke theksuar se Meta është për shqiptarët kryeministri që ka materializuar bindshëm fjalën me veprën. Janë pikërisht veprat e ndërtuara gjatë kohë së qeverisjes së vendit nga Ilir Meta, ato që ende dhe sot e kësaj dite kujtohen dhe vlerësohen nga vetë shqiptarët dhe që e kanë shprehur atë përmes sondazheve që janë realizuar, ka vijuar Prifti. Më tej, duke iu referuar punës së tij si deputet i zonës së Topojës dhe Libofshës, Prifti ka pohuar se nuk është shkëputur asnjë çast nga hallet dhe problemet e vetë këtij komuniteti. Në këtë kontekst Prifti iu ka premtuar banorëve të zonës së Povelçës se përkrahja dhe mbështetja e tij do të jetë akoma edhe më e gjerë dhe gatishmërinë e tij për zhvillimin e kësaj zone akoma edhe më i madh. Duke krahasuar zhvillimin e zonës së tij elektorale, me realitetin e zonës së Povelçës dhe më gjerë, Prifti ka shtuar se komuniteti i kësaj zone si përgjigje e votës së marrë nga deputeti Fatos Beja kanë marrë vetëm zhgënjimin. Pikërisht kjo nuk do të ndodhë më me këtë komunitet me votimin dhe përfaqësimin në parlamentin e ardhshëm të tyre nga kandidatët e LSI. Unë dhe Bujar Hasa do të ndodhemi pranë jush në çdo kohë dhe do të jemi të papërtuar për të punuar së bashku për të gjithë ju, ka pohuar Prifti.