E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohet nga Italia durrsaku i kërkuar për vrasje

Ekstradohet nga Italia i kërkuari për vrasje në Shqipëri. Françesk Lala, 47-vjeç, lindur në fshatin Jubë të Durrësit, është dënuar nga Gjykata e Lartë me 15 vjet burg. "I dënuari Françesk Lala, së bashku me vëllain e tij Xhovalin Lala, kanë vrarë me armë zjarri në grindje e sipër shtetasit Mikel Noka dhe Xhovalin Llyçi, banues në të njëjtin fshat", tha dje Policia e Shtetit. Sipas tyre, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin nr. 38, në vitin 1994, e ka deklaruar fajtor të pandehurin Françesk Lala, për kryerjen e veprës penale të "vrasjes me dashje në bashkëpunim" dhe e ka dënuar atë me 25 vjet burg. Vendimi është ankimuar në Apel, e cila e la në fuqi. Kundër këtyre dy vendimeve është paraqitur rekurs në Gjykatën e Kasacionit. Kjo gjykatë, më 26 maj 1994 e ka dënuar përfundimisht me 15 vjet burg.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›