E Diel, 1 Nëntor 2026

Zbulohet "skuadra e vrasjeve", pranga katër shqiptarëve

Policia greke vuri në pranga anëtarët e një prej organizatave kriminale më të rrezikshme në Greqi. Sipas policisë greke bëhet fjalë për katër shqiptarë, të cilët kanë pranuar autorësinë për të paktën 11 vrasje dhe 13 plagosje në qendër të Athinës. Dy prej të arrestuarve janë vëllezërit Kreshnik dhe Dashamir Kasemi dhe Bledar Ahmeti e Roland Cera. Policia thotë se shkatërrimi i organizatës erdhi si pasojë e punës njëvjeçare dhe hetimeve në Greqi e Shqipëri. Drejtori i antikrimit në Policinë e Athinës, Jorgos Stavropullos, tha dje për "Top Channel" se ekzekutoret dhe viktimat fillimisht kanë qenë bashkëpunëtorë në trafikun e sasive të mëdha të lëndëve narkotike nga Shqipëria në Greqi. Në vazhdim, organizata u nda në dy pjesë, pasi anëtarët e saj nuk ranë dakord në ndarjen e parave.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›