Plagos fqinjin me çifte, po tentonte të vidhte
POGRADEC - Hija e një personi në mes të oborrit të shtëpisë e shtyn kryefamiljarin të qëllojë me çifte drejt tij.
Vetëm kur ka dëgjuar rënkimin ka kuptuar se nuk e kishte trembur, por plagosur. Ngjarja ka ndodhur në lagjen 4 të Pogradecit, në orët e para të së premtes. Lauren Buçuku, 32 vjeç, i cili kishte blerë një shtëpi përdhese në Pogradec ka dëgjuar zhurmën, duke dyshuar se bëhej fjalë për një tentativë vjedhjeje. Pasi i është afruar hajdutit të gjakosur ai ka mësuar se bëhej fjalë për fqinjin e tij 16-vjeçar, E.Gj. Menjëherë autori lajmëroi policinë, sipas të cilave adoleshenti kishte marrë plagë në pjesën e barkut. Me shpejtësi e dërguan në spitalin e Pogradecit, por gjendja e tij e rëndë detyroi mjekët ta nisnin për në Spitalin Ushtarak në Tiranë. I zoti i shtëpisë u shoqëruar në komisariat për zbardhjen e ngjarjes. Ai u arrestua me akuzën e "plagosjes së rëndë me kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme". Ndonëse në spital edhe E.Gj., është i akuzuar nën akuzën e vjedhjes së mbetur në tentativë. j.gj