E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Italia vrasësja 51- vjeçare

TIRANË- Ekstradohet nga Italia një 51-vjeçare e shpallur në kërkim për vrasje. Lena Gjoni nga Lezha është ekstraduar sepse ishte shpallur në kërkim nga policia pasi Gjykata e Rrethit Lezhë datë 7 gusht të vitit 2007, ka caktuar ndaj saj masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale të vrasjes me paramendim. Ngjarja për të cilën akuzohet 51-vjeçarja ka ndodhur më 11 qershor të vitit 1997 ku ajopas një grindjeje për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri Marash Gjonin. Ky i fundit u gjet i vdekur nga disa kalimtarë të rastit. Për rreth 10 vite policia nuk mundi të gjente autorin e vrasjes së Gjonit. Ndërsa në vitin 2007 pas hetimeve policia siguroi prova që implikonin Lena Gjonin në vrasjen e Gjonit. Kështu që Gjykata e Lezhës vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për 51-vjeçaren e cila strehohej në Itali. Policia shqiptare e shpalli në kërkim Gjonin ndërsa homologët e saj Italianë mundën të kryenin arrestimin 51-vjeçares në prill të këtij viti. Mbrëmjen e së premtes, Lena Gjoni ka mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas ku iu dorëzua përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›