Ruçi-Dokle takim për deputetët e Veriut

14/04/2005 Krerët socialistë përcaktojnë strategjinë për kongresin e prillit
Zëvendëskryeministri Namik Dokle dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, kanë hartuar axhendën e punimeve të Kongresit të fundprillit të kësaj partie. Në selinë socialiste, numri dy i PS-së dhe numri dy i qeverisë, kanë projektuar elementët më të rëndësishëm që kongresi elektoral do të miratojë në punimet e tij. Burime në PS janë shprehur për “Metropol” se në këtë takim është biseduar dhe për kandidatët për deputetë në Veri të vendit për PS-në. Zonat elektorale të Veriut janë cilësuar si bastione të Partisë Demokratike dhe për këtë qëllim lufta brenda PS-së për të nxjerë emra për kandidatë nuk ka qenë shumë e ashpër. Mësohet se axhenda e veprimtarisë së PS-së në ditët në vijim do të jetë tepër e ngjeshur dhe se të gjitha strukturat e rretheve do të sjellin raportet e tyre pranë selisë qendrore. Gjithashtu strukturat e rretheve do të sjellin dhe emrat e kandidatëve për deputet, listë e cila do të shqyrtohet nga kryesia dhe Komiteti i Përgjithshëm Drejtues, për të marrë më pas dhe ratifikimin e Kongresit. Disa nga pikat e punës së kongresit do të jenë: në fillim raporti politik që do të mbahet nga kryetari i partisë, Fatos Nano. Punimet do të vijojnë me paraqitjen e platformave të sektorëve të ndryshëm për të nxjerrë më pas një platformë të përbashkët elektorale për zgjedhjet e përgjithshme. Kongresi do të miratojë dhe strategjinë qeverisëse të PS-së, në rast se kjo parti fiton zgjedhjet. Ratifikimi i 100 kandidatëve për deputetë të PS-së do të jetë dhe një nga pikat më të rëndësishme të punimeve të kongresit. Pas këtij ratifikimi, PS-ja do të fillojë dhe fushatën e saj elektorale, ku kandidatët e saj do të shpalosin alternativën socialiste përballë elektoratit shqiptar.