Ekstradohet nga SHBA i dënuari për vrasje
Autori i Lajmit: red.
Ishte dënuar me 23 vjet burg për një vrasje në vitin 1995 dhe dje është sjellë në pranga nga SHBA. Zyra Interpol Tirana, ekstradoi shqiptarin e dënuar e të shpallur në kërkim për vrasje. Policia e Shtetit bëri të ditur dje se Ndue Harusha, 66 vjeç, lindur në Shkodër, kishte marrë dënimin me 23 vjet heqje lirie nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe Gjykata e Apelit Tiranë, për veprat penale të "vrasjes", "vrasjes me dashje të mbetur në tentativë" dhe "armëmbajtjes pa leje”. Ky vendim u mor pasi u arrit të vërtetohej autorësia e Ndue Harushës në vrasjen e Metush Ujkës dhe plagosjes së djalit të tij, Artur Ujkës, ngjarje e ndodhur më 30 gusht 1995.
Ky lajm është publikuar: 03/07/2008