Vlorë, asgjësohen 2.000 rrënjë kanabis
Autori i Lajmit: red.
Policia e Vlorës asgjësoi dje 1888 rrënjë bimë narkotike “kanabis sativa”, të cilat u zbuluan në zona të ndryshme të këtij rrethi. Burime zyrtare nga policia pohuan se bimët narkotike u zbuluan në fshatrat Dushkarak, Treblovë e Rexhepaj dhe ishin mbjellë në parcela të çelura rishtaz për këtë qëllim. Sipas të njëjtave burime, mësohet se bimët narkotike ishin në një lartësi prej 1.5-2 metra dhe ishin në një fazë të avancuar të zhvillimit të tyre. Policia po punon për identifikimin e personave që kanë lidhje me “kanabis sativën”, ndërkohë që materialet i kanë kaluar prokurorisë së rrethit. Kjo është sasia më e madhe e bimëve narkotike që ka asgjësuar gjatë këtij viti policia e Vlorës brenda një dite. Aksioni që ka nisur javë më parë, është shtrirë në të gjithë rrethin.
Ky lajm është publikuar: 03/07/2008