Mashtrimi për vizat, arrestohet 45-vjeçari
Autori i Lajmit: red.
Mashtrimi për punësim dhe me vizat në ambasadën italiane në Tiranë dhe hetimi ndaj dyshimeve për abuzim, përfundon me një të arrestuar. Afrim Hajredin Reshani, 45 vjeç, lindur në Ferizaj, Kosovë dhe banues në Tiranë, me shtetësi jugosllave e kombësi shqiptare, është arrestuar në flagrancë sot paradite pas përpjekjeve disaditore për ta kapur. Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomiko-Financiar bënë të ditur se i dyshuari është bërë objekt i një kallëzimi penal kundër tij. “Një qytetar e denoncoi 45-vjeçarin Afrim Reshani se ai e kishte mashtruar se do ta punësonte në ambasadën italiane në Tiranë dhe do ta pajiste me vizë “Shengen” dhe në këmbim të këtyre premtimeve i ka marrë atij shumën e parave prej 260.000 lekësh”,- deklaroi policia. Në këto kushte, policia tha se i dyshuari pas arrestimit, përballet me akuzën për veprën penale të “Mashtrimit”.
Ky lajm është publikuar: 03/07/2008