E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grevistët refuzojnë serumin

Autori i Lajmit: red.
Në ditën e 15 të grevës kanë deklaruar se do të refuzojnë edhe serumin, megjithëse gjendja e tyre shëndetësore është përkeqësuar së tepërmi. Shumë prej tyre ndodhen në gjendje kritike për jetën. Megjithëse në çdo moment u rrezikohet jeta, ata deklarojnë se nuk do të ndërpresin grevën pa u pranuar të gjitha kërkesat e tyre. Sipas kreut të Sindikatës së Minatorëve, Fiqiri Xibri, minatorët do të vazhdojnë grevën deri në plotësimin real të të gjitha kërkesave të tyre, për uljen e moshës së pensionit dhe rritjen e vlerës monetare të tij. Prej dy ditësh minatorët kanë ndërprerë dhe konsumin e ujit të pijshëm.

Ky lajm është publikuar: 03/07/2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›