Gara për kreun e PS, Rama e Lakrori ndalen në Vlorë
Rama e Lakrori janë ndalur në Vlorë për të paraqitur platformën e tyre përpara socialistëve të këtij qyteti. Rama në fjalën e tij është ndalur në zgjedhjet e 28 qershorit ku ka përsëritur bindjen se “krimi elektoral nuk duhet të falet”.
VLORE- Gara për kreun e Partisë Socialiste në qytetin e Vlorës është përqëndruar në prezantimin e platformave të dy kandidatëve konkurrues, Maqo Lakrori dhe kryetarit në detyrë Edi Rama.
Rama u shpreh se nuk mund ti konsiderojë një kapitull të mbyllur zgjedhjet e 28 qershorit, largimet masive nga puna të njerëzve që mbështetën këtë forcë politike në zgjedhje.
PS nuk mund ta konsiderojë një kapitull të mbyllur, tha Rama, përdorimin e shtetit për të mbajtur pushtetin ndërsa nënvizoi se kjo forcë politike është e vetmja pengesë dhe kundërshti për Sali Berishën.
“Partia Socialiste është pengesa e vetme në realizimin e projektit monstruoz të Sali Berishës për tu bërë sulltan në Shqipëri dhe për ta kthyer pushtetin e tij në një regjim i cili jeton sa të duash , duke i kthyer zgjedhjet në një farsë e duke e paravendosur rezultatin përmes makinerisë së shtetit” u shpreh Rama.
Konkurenti tjetër në garën për kreun e PS, Lakrori ka shpalosur idetë e tij për të drejtuar socialistët duke theksuar se karriera politike në këtë forcë duhet të bëhet në bazë të individit.
“Cdo anëtar i PS mos përcaktohet në detyrë nga mardhëniet e mira apo të këqija që mund të kenë me kryetarin e radhës apo me shefin e radhës, por duhet të përcaktohen nga cilësitë që ka cdo individ dhe ta bëmë të detyrushëm konkurrimin e hapur” theksoi Lakrori.
(e.n/News24/BalkanWeb)