E Diel, 1 Nëntor 2026

Ekstradohet nga Tirana në Prishtinë, Shaban Gashi

09/01/2005  Ekstradim Tiranë-Prishtinë. Akuzohet dhe kërkohet për vrasje në Kosovë, arrestohet me dokumente të falsifikuar në Tiranë, dënohet me 6 muaj burg dhe rikthehet në Prishtinë që të përballet me drejtësinë. Dje më datë 08.01.2005, nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol–Tirana, u krye ekstradimi nga Tirana për në Kosovë i shtetasit shqiptar, Shaban Gashi. Shaban Gashi lindur më 25.05.1959 në Kërstovë të Pejës, Kosovë, ka qenë në kërkim ndërkombëtar nga Policia e UNMIK-ut. Shpallja në kërkim ndërkombëtar është bërë në bazë të dënimit të dhënë nga organet e drejtësisë së Prishtinës për ngjarjen e datës 06.02.2004 në Kërstovë të Pejës, e cila bën fjalë për vrasjen e shtetasit Zeke Selmani. Autor i vrasjes së ndodhur në grindje e sipër është shpallur Shaban Gashi. Në shkurt të vitit të shkuar, shtetasi Shaban Gashi është kapur në hyrje në territorin e Republikës së Shqipërisë me pasaportë false. Pas ndalimit, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë e ka dënuar me 6 muaj heqje lirie për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve. Pas kryerjes së dënimit në vendin tonë, u dorëzohet autoriteteve policore të UNMIK-ut, Kosovë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›