Ekstradohet pengmarrësi ng Greqia
29/12/2004
Ekstradohet nga Greqia një i dënuar me 13 vjet burg. Fotaq Gusho nga Gjirokastra u riatdhesua nga zyra e Interpolit dje në mesditë. Ai ishte arrestuar në tokën helene më 6 shtator të këtij viti.
Ngjarja
Data 5 maj e vitit 2001 shënoi në qytetin e Gjirokastrës pengmarrjen e shtetasit A.M. me qëllime përfitimi. Burime policore bëjnë të ditur se viktima ishte rrëmbyer nga disa kriminelë, ndër të cilët dhe Fotaq Gusho. Pas një pune të mirë të policisë së Gjirokastrës u bë i mundur lirimi i pengut. Por për fat të keq, banditët arritën të shpëtonin. 41-vjeçari i posaekstraduar u arratis në Greqi, ku qëndroi gjatë këtyre 3 vjetëve. Sakaq, në qytetin e lindjes nisi procesi për dënimin e autorëve të pengmarrjes së A.M. Gjykata e Apelit të Gjirokastrës në datën 11 dhjetor të vitit 2003 e dënoi me 13 vjet burg. Të njëjtat burime bëjnë të ditur se, Gusho është vënë në pranga nga policia greke në datën 6 shtator të këtij viti. Ai u arrestua gjatë një kontrolli rutinë të uniformave helene. Veç faktit se nuk kishte dokumente të rregullta dhe lejeqëndrimi, shpejt u vërtetua se emri i Gushos rezultonte te lista e personave në kërkim nga drejtësia shqiptare. 41-vjeçari u arrestua menjëherë dhe u lajmërua Interpol-Tirana. Së bashku me zyrën homologe në Greqi, u kryen të gjitha procedurat përkatëse për ta riatdhesuar pengmarrësin nga Gjirokastra. Kësisoj, vetëm 3 muaj pas prangosjes, Fotaq Gusho pa sërish tokën amë, duke i dhënë fund aventurës 3-vjeçare të arratisjes së vendin fqinj. U ekzekutua vendimi i gjykatës për ta dërguar pengmarrësin në burg.