Ekstradohet tutori që përdhunoi në grup të miturën 15-vjeçare
TIRANE - Ekstradohet nga Milano personi i dënuar për përdhunimin e të miturës 15-vjeçare, të cilën tentoi ta trafikonte bashkë me shokët e tij.
Klodian Zeka, 25 vjeç, i dënuar me 16 vite burg, për dhunimin e adoleshentes nga Burreli, me iniciale M.K është dorëzuar dje në Rinas nga autoritetet italiane. I dënuari Zeka, 25 vjeç nga Tirana, është ekstraduar në mesditë nga zyra e Interpolit, pasi ishte arrestuar nga autoritetet policore italiane. Ai është kapur më tepër se 5 muaj më parë nga policia italiane, pas të dhënave të shkëmbyera me oficerët e Interpolit në policinë shqiptare. Zeka, 25 vjeç, është kapur nga policia italiane me identitet tjetër dhe pas verifikimeve është zbuluar se ai ishte i kërkuar nga drejtësia i dënuar me 16 vite burg për trafikimin për qëllime prostitucioni, e mbetur në tentativë dhe përdhunimin e adoleshentes nga Burreli. Sipas policisë, gjatë muajve të parë të vitit 2002, i ekstraduari në bashkëpunim me Elvis Poçarin e Hidajet Kacelin, si dhe persona të tjerë kanë marrë adoleshenten dhe e kanë përdhunuar me radhë në një hotel pranë shkollës teknologjike në Tiranë. Përveç tre personave të mësipërm, Prokuroria kishte akuzuar edhe pesë persona të tjerë, një pjesë e të cilëve morën pafajësinë. Personi i ekstraduar dje, sipas policisë, pas hetimit të kryer nga Prokuroria dhe gjykimit është dënuar me 16 vite burg, pasi është gjetur fajtor nga gjykata e Tiranës në vitin 2003. Adoleshentja, sipas policisë, ka qenë me të fejuarin e saj në Tiranë dhe është grindur me të fejuarin dhe ka pasur frikë të kthehet në shtëpi pa të fejuarin. Në këto rrethana, Elvis Pocari, Hidajet Kaceli dhe Klodian Zeka, kanë qëndruar me 15-vjeçaren nëpër disa lokale të Tiranës. Gjatë kësaj kohe ata kanë kryer marrëdhënie seksuale me të në mënyrë të përsëritur, ndërsa po përgatiteshin ta nisnin për në Angli për ta shfrytëzuar si prostitutë. Por e mitura gjatë marrëdhënies me ta ka mbetur shtatzënë dhe për këtë është nisur në drejtim të Peshkopisë, ku duhej të abortonte. Pas abortit, vajza dhe tre djemtë janë nisur në drejtim të Vlorës, ku nëpërmjet detit duhej të udhëtonte për në Itali, ku e priste një shqiptar, i cili ishte emigrant në Angli. Por plani i tyre ka dështuar, pasi babai i vajzës ka mundur t'i zbulojë ata dhe të marrë të bijën. Pas kësaj ngjarjeje, policia ka arrestuar disa prej të dyshuarve, ndërsa pas hetimit, gjykata dha pafajësi për disa prej tyre. Gjatë kohës së hetimit dhe gjykimit, i dënuari Zeka ka qëndruar në mungesë, duke mos pasur mundësi të ishte i pranishëm gjatë gjykimit. d.b