Ministria kalon në skaner policinë e Tiranës, priten ndëshkimet e para
TIRANE- Përfundon verifikimi dhe vlerësimi i punës për efektivët e Policisë së kryeqytetit.
Më tepër se një javë më parë, Policia e Shtetit nisi një aksion për verifikimin e rezultateve të punës së të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit. Shefat e sektorëve në të gjithë strukturat e policisë kanë nisur veprimin, duke kërkuar një analizë të hollësishme të punës së çdo punonjësi policie. Analizimi i treguesve të punës dhe treguesve të punës së uniformave blu, sipas policisë, ka përfunduar gjatë ditës së djeshme për më tepër se një javë mbledhjeje informacioni dhe dosjesh për të gjithë oficerët. Një veprim i tillë është pohuar për gazetën "Panorama", nga burime të Policisë së Shtetit, të cilët kanë shtuar se qëllimi i një analize të tillë të treguesve të punës, po kryhet me qëllim që për çdo efektiv policie të shikohet shkalla e angazhimit të tij në detyrë. Më tej, sipas të njëjtit burim, sipas natyrës së punës do të verifikohen shërbimet e kryera prej çdonjërit. Kështu, sipas burimeve për efektivët e Policisë së Rendit, do të shikohen sasia e shërbimeve të kryera prej çdonjërit prej tyre, sjelljen dhe komunikimin e secilit me qytetarët. Më tej për oficerët e krimeve, sipas natyrës së punës së tyre do të shikohen arrestimet e kryera, zbulimet, shërbimet policore të kryera, gjurmimet dhe informacionet e dhëna. Po kështu edhe për shefat e sektorit, do të shikohen planet e operacioneve apo të veprimeve sipas drejtimit përkatës. Në fund të gjitha të dhënat do të përmblidhen sipas emrave dhe do të analizohen nga një grup i posaçëm, që pritet të krijohet në Ministrinë e Brendshme. Ky kontroll, sipas burimeve të policisë, ka qëllim të rrisë shkallën e përgjegjshmërisë së çdo efektivi përballë punës që duhet të kryejë. Në fund të studimit të të gjithë vlerësimeve, nuk përjashtohet mundësia që efektivë të ndryshëm të lëvizen sipas aftësive që ata kanë shfaqur në kryerjen e detyrave të caktuara dhe sipas mundësive të krijuara për ta. d.b