“MEICO s’dha 1/2 e fishekëve, duam predhat për çmontim”
Shoqëria shqiptaro-amerikane SAC-Albademil ka pasur një argument të fortë në favor të saj, kur bëri në Ministrinë e Mbrojtjes, kërkesën për nënshkrimin e kontratës së dytë të demontimit.
Trazhgim Sokolaj
Një kontratë e tillë po zbatohej kur në ish-repartin e Gërdecit ndodhën shpërthimet katastrofike të 15 marsit 2008. Përfaqësuesi i kësaj kompanie kishte pretenduar, se ndërmarrja MEICO e kishte furnizuar deri në këtë kohë me vetëm gjysmën e fishekëve të kërkuar për demontim. Si rrjedhojë, duke shfrytëzuar mospërmbushjen e kontratës së parë nga Ylli Pinari, kompania SAC-Albademil ka kërkuar një kontratë të dytë nga Ministria e Mbrojtjes, me qëllim arritjen e volumit të kërkuar të municioneve për çmontim. "Më 1 shtator 2007, përfaqësuesi i SAC i është drejtuar Ministrisë së Mbrojtjes me një kërkesë të dytë për vazhdimin e procesit të çmontimit të municioneve të kalibrave 20-152 mm", tha Prokuroria. Sipas saj, SAC paraqet pretendimin se ajo është furnizuar nga Ministria e Mbrojtjes (e përfaqësuar nga MEICO dhe drejtori i saj) vetëm me rreth 50 për qind të sasive të municioneve të kërkuara të kalibrit 7.62-14.5 mm. "Sipas kontratës me MM (MEICO) investimi ynë kishte për qëllim çmontimin e jo më pak se 100 mln copë fishekëve 7.62 mm, 20 mln copë fishekëve 12.7 mm dhe 20 mln copë fishekëve 14.5 mm", është shprehur shoqëria SAC-Albademil në kërkesën për nënshkrimin e kontratës së dytë të demontimit gjatë zbatimit të së cilës ndodhi tragjedia e Gërdecit. Prokuroria tha se, "këtë mospërmbushje të detyrimit që nuk ishte përmbushur nga MEICO, shoqëria SAC-Albademil e paraqet si arsye për të mbështetur projektin për çmontimin e kalibrave më të mëdhenj".
Urdhri për fishekët
Bazuar në hetimet e saj, Prokuroria e Përgjithshme ka akuzuar ish-ministrin Mediu për shkelje të tjera në urdhrat e firmosur prej tij. Sipas Prokurorisë, më 7 gusht 2007, ish-kreu i dikasterit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka firmosur urdhrin me nr.1300, i cili bie në kundërshtim me një tjetër urdhër të miratuar më parë nga i njëjti institucion, ai i kreut të dikasterit të Mbrojtjes. Shkelja e parë e pretenduar nga prokurorët në këtë urdhër, është se nuk është marrë mendimi i Forcave të Armatosura për hartimin e tij. Sipas Prokurorisë, në hartimin e këtij urdhri janë lënë pa përfshirë strukturat e Forcave të Armatosura, "ndonëse kjo përfshirje ka qenë e domosdoshme e diktuar nga objekti i rregullimit dhe strukturat e ngarkuara për zbatimin urdhrit". Ndërkaq në sqarimin e momentit ku ky urdhër bie ndesh me një tjetër urdhër të firmosur më parë nga Mediu, Prokuroria thotë se bëhet fjalë pikërisht për pikën 1 të urdhrit të ministrit të Mbrojtjes, nr.550, datë 25.04.2007. "Në pikën 1 të urdhrit nr.1300, datë 7 gusht 2007, janë ngarkuar strukturat e FA, për t'i dorëzuar, për çmontim ndërmarrjes MEICO tre lloje municione (fishekësh të kalibrave 6.5 mm, 7.92 mm dhe 8 mm), që nuk janë të parashikuar në pikën 1 të urdhrit nr.550, datë 25.04.2007. Llojet e fishekëve të përmendura në urdhrin nr. 1300, datë 07.08.2007, nuk kanë qenë pjesë e kërkesave të kompanive SAC-ALBADEMIL dhe kontratës të lidhur ndërmjet MEICO dhe këtyre kompanive" është shprehur Prokuroria. Në këtë mënyrë, organi i akuzës ka vënë në dukje jo vetëm një mospërputhje mes dy urdhrave të firmosur nga ish-ministri i Mbrojtjes, por ka hedhur edhe dilemën se përmes urdhrit të dytë, është urdhëruar të çohen në Gërdec sasi municioni që nuk ishin kërkuar nga firmat që bënin demontimin. Është e paqartë nëse shoqëria SAC-Albademil ka marrë në dorëzim këta fishekë për t'i demontuar, pasi sipas verifikimeve të Prokurorisë, subjekti i kontraktuar për demontimin nuk kishte bërë kërkesë për municione të tilla.
Braçe: Do mbështesim prokurorinë
Nënkryetari i grupit parlamentar socialist dha dje mbështetje të plotë organit të akuzës për çështjen e Gërdecit. "Ne vazhdojmë të nxisim Prokurorinë për t'i shkuar deri në fund kësaj çështjeje. Vazhdojmë ta nxisim Prokurorinë për ta hetuar këtë çështje në konturet e hetimit për një grup të strukturuar kriminal dhe jo thjesht dhe vetëm individualisht për përgjegjësitë e gjithsecilit prej tyre, si zyrtarë shteti. Ne e kemi tashmë të qartë qëndrimin tonë në sallën e Kuvendit për të mbështetur çdo kërkesë që Prokuroria do të sjellë në Kuvendin e Shqipërisë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, pavarësisht statusit politik që do të
ketë subjektet e këtyre kërkesave", u shpreh Braçe.
Kërkesa e SAC për MEICO
Faksimile e kërkesës së SAC për blerjen e municioneve që do demontohen
Southern Ammunition company"
27 dhjetor 2006
Ministrisë së Mbrojtjes në Shqipëri
I nderuar zotëri!
Kompania jonë, "Southern Ammunition Co. Inc" është e pozicionuar dhe regjistruar në Loris, Karolinën e Jugut, me licencat e mëposhtme të nënshkruara nga BATF, Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Departamenti Amerikan i Mbrojtjes.
• Licencë federale importi armësh zjarri 1-57-051-08-8L-62686
• Licencë mbi kontrollin e eksportit të armëve A-57-201-1115
• Licencë komisioni nga Departamenti i Shtetit K-1406
• Licencë eksporti nga Departamenti i Shtetit M-3203
• Licencë kontraktuesi qendror nga Departamenti i Mbrojtjes IBJ54
"Southern Ammunition Co. Inc" u themelua në vitin 1975 dhe ka nisur çmilitarizimin e municioneve në vitin 1994, me një kontratë fillestare prej 2 000 tonësh nga Ministria izraelite e Mbrojtjes (SIBAT). Që nga ajo kohë ne kemi pasur në vazhdimësi kontrata të tjera për çmilitarizimin e municionit nga Izraeli. Gjatë 12 viteve të fundit ne kemi rinovuar dhe perfeksionuar teknologjinë për ndarjen mekanike të municionit, i cili lejon riciklimin dhe riformimin e të gjithë komponentëve të municioneve pa proceset kimike që prodhojnë lëndë toksike.
Në kemi formuar një kopani shqiptare të emëruar "Alba Demil" sh.p.k, në pritje të nënshkrimit të një marrëveshjeje me Ministrinë shqiptare të Mbrojtjes për të çmilitarizuar disa nga municionet që ata kishin.
Për këtë ne jemi të interesuar në shkatërrimin e kalibrave të mëposhtëm:
1. Mesatarisht 100 milionë copë fishekë të kalibrit 7.62X54R
2. Mesatarisht 20 milionë copë fishekë të kalibrit 12,7 mm
3. Mesatarisht 20 milionë copë fishekë të kalibrit 14,5 mm
4. Mesatarisht 500 000 copë fishekë të kalibrit 37 mm
Projekti ynë bazohet në kërkesën e mëposhtme. Kompania jonë do të transferojë përkohësisht rreth 7-19 makineri në Shqipëri. Ne ju sigurojmë gjithashtu rreth 3-5 teknikë amerikanë për të ndërtuar dhe vazhduar funksionin e pajisjeve dhe do të punësojnë 30-85 punonjës shqiptarë për të përfunduar këtë projekt.
A. Ministria e Mbrojtjes do të paguhet nëpërmjet "Alba Demil" sh.p.k për të gjitha sasitë me çmimet e vendosura nga të dyja palët
B. Pajisjet për shkatërrimin industrial do të ndërtohen nga "Alba Demil" sh.p.k me shpenzimet e veta në një zonë ushtarake pranë Tiranës (p.sh baza e Berzhitës)
C. Transportimi i municionit tek "Alba Demil" sh.p.k do të kryhet nga ushtria shqiptare
D. Shkarkimi i kamionëve do të kryhet nga "Alba Demil" sh.p.k
E. Mbrojtja e pajisjeve do të mbulohet nga ushtria shqiptare (për shkak të natyrës specifike dhe të rrezikshme të mallrave)
F. Autoritetet shqiptare do ta mbështesin "Alba Demil" sh.p.k, duke siguruar furnizim elektrik për 24 orë
G. Autoriteti i Ministrisë së Mbrojtjes do të garantojë një "poligon" për shkatërrimin e fishekëve dhe kapsollave (nëse nuk është e mundur që ato të çmilitarizohen në një proces industrial)
Me qëllim për të përmbushur me sukses këtë projekt në një periudhë të shkurtër kohe ne këmbëngulim që qeveria shqiptare dhe Ministria shqiptare e Mbrojtjes të na garantojë lejet e domosdoshme si më poshtë:
1. Leje për magazinimin e municionit
2. Leje për shkatërrimin e municionit
3. Leje për eksportin e produkteve pas shkatërrimit (pluhur, TNT, tunxh, çelik, plumb)
Ne jemi të gatshëm të nënshkruajmë një kontratë me organizmin e autorizuar të Ministrisë së Mbrojtjes në një kohë sa më të shkurtër dhe të nisim projektin brenda janarit 2007.
Do ta vlerësonim një përgjigje të shpejtë
Sinqerisht
Patrick Henry III
Presidenti