Ekstradohet vlonjati, vrau biznesmenin para tre vitesh
Dy persona të dënuar janë ekstraduar ditën e djeshme nga Interpol-Tirana, pasi janë dënuar nga drejtësia shqiptare me 18 dhe 25 vjet burg. Shaban Kokaj është sjellë me pranga nga Belgjika, ku ishte arratisur që në vitin 1991, ndërsa nga Gjermania u soll Joni Lamaj, i cili akuzohet për vrasjen e një biznesmeni në Vlorë.
Vrasja në Tropojë
Sipas të dhënave zyrtare nga Policia e Shtetit, nga Brukseli i Belgjikës, ditën e djeshme, Interpol-Tirana kreu ekstradimin drejt Shqipërisë të shtetasit shqiptar, Shaban Musli Kokaj, 42 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Llugaj të Tropojës. Sipas dosjes penale në ngarkim të këtij personi, ai ishte në kërkim që prej 18 vjetësh, pasi kishte kryer një vrasje për hakmarrje. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tropojë, me vendimin nr. 67, datë 22 nëntor 1991 e ka dënuar Shaban Kokajn me 18 vjet burg, për kryerjen e veprës penale të "vrasjes për motive të dobëta". Më datë 06 nëntor të vitit 1990, pranë Ndërmarrjes Gjeologjike, në qytetin e Bajram-Currit, rreth orës 14:00‘, Shaban Kokaj akuzohet se ka vrarë Selamet Ndreun. Në momentin që Ndreu ka dalë nga ndërmarrja, është sulmuar nga Kokaj me një thikë dhe një sëpatë të vogël, që kishte me vete duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Si motiv për këtë ngjarje ka shërbyer një kontradiktë e mëparshme ndërmjet shtetasit Shaban Kokaj dhe vëllait të viktimës Isa Ndreu që në vitin 1984. Policia deklaroi se ky person ishte kapur që më 7 prill në Bruksel gjatë një operacioni të policisë belge, në bashkëpunim me Interpol-Tiranën.
Vrasja në Vlorë
Ndërkaq, nga Frankfurti i Gjermanisë, Interpol Tirana kreu ekstradimin drejt Shqipërisë të shtetasit Joni Lamaj, 27 vjeç, lindur dhe banues në Tepelenë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, e ka dënuar këtë person me 25 vjet burg për vrasje. Sipas të dhënave nga dosja penale, më datë 21 shkurt të vitit 2005, rreth orës 21:00‘, në fshatin Dhërmi të Vlorës, Joni Lamaj ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Jani Gijkuria, duke i shkaktuar vdekjen. Nga policia mësohet se vrasja e Gjikurisë ndodhi në portën e shtëpisë së tij, në Dhërmi të Vlorës. Sipas akuzës, Lamaj është grindur disa ditë më parë me viktimën. Ai ka shkuar në shtëpinë e Gjikurisë, duke iu prezantuar së ëmës si shok i 35-vjeçarit. Sapo ky i fundit ka dalë në derë është qëlluar me disa plumba pistolete. Autori është larguar nga vendngjarja, duke e lënë të pazbardhur krimin. Provat e mbledhura për personat, me të cilët biznesmeni kishte pasur konflikt dhe dëshmia e nënës së viktimës mbi përshkrimin fizik të autorit e çuan prokurorinë në emrin e Joni Lamajt. Aktualisht, ai ishte person i shpallur në kërkim nga Interpoli, si një ndër personat me rrezikshmëri të lartë. Ende nuk është saktësuar nga organi i akuzës nëse krimi ka ndodhur për shkak të konfliktit mes autorit dhe viktimës, apo në interes të një pale të tretë. Jani Gjikuria njihej në zonën e jugut si një ndër biznesmenët e ndërtimit, i cili e kishte shtritë veprimtarinë në vendet turistike, si Himarë e Dhërmi.