Ekuipazhi i Veronika Lines ende ne traget
Vlorë
Trageti “Veronika Lines” vazhdon të qëndrojë i bllokuar në molin e Portit të Vlorës që prej shtatorit të këtij muaji. Anëtarët e ekuipazhit të kësaj anijeje, indianë dhe indonezianë, prej 8 muajsh nuk janë paguar dhe refuzojnë të punojnë, duke e lënë anijen të lëvizë nga e çon era. Mjeti lundrues disa herë ka pësuar dëmtime gjatë stuhive detare dhe marinarët nuk kanë ndërhyrë në shenjë proteste. Ndërkohë, një muaj më parë, Porti i Vlorës vendosi sekuestrimin e mjetit lundrues për shkak të detyrimeve financiare, por pas garancisë që u dha, vendimi u shty për një kohë tjetër.