Ekuipazhi i anijes “Vlora” pre e piratëve të detrave
23/12/2004
DURRES
Ilia Hasi
Ka shumë të ngjarë që ekuipazhi i motopeshkatores
“Vlora”, e cila ka tri ditë që nuk jep asnjë sinjal jete,
të jetë bërë pre e piratëve të detit. Pohimet vinë
nga marinarë që njohin detin, por që nuk janë mohuar as
edhe nga strukturat e Kapitenerisë së Portit të
Durrësit. Deri një ditë më parë, pronari i anijes si
dhe Kapiteneria mendonin se kapiteni i anijes “Vlora”
mund të kishte bërë një manovër në det, për të strehuar
anijen në ndonjë gji të bregdetit Dalmat, por fakti që
ekuipazhi nuk është bërë i gjallë, duke mos dhënë asnjë
shenjë alarmi, apo sinjali, i ka shtyrë ata të mendojnë
se shkak i humbjes së anijes nuk mund të jetë moti i
keq. Në të njëjtën kohë, marinarët përjashtojnë edhe
mundësinë e ndonjë avarie, apo fundosjeje të peshkarexhes
“Vlora”, e cila është nisur nga brigjet e
Kiogjios (Cioggio) së Italisë pas një remonti prej tre
muajsh. Ndërkohë që familjarët e ekuipazhit nuk kanë
marrë asnjë telefonatë nga të afërmit e tyre, kapiteni
i portit të Durrësit, Muharrem Trupja, ka deklaruar se
anija nuk mund të jetë përplasur me ndonjë anije
tjetër. Pohimet e tij, Trupja i mbështet në faktin se
nga zhytja e anijes duhet të kishte dalë në sipërfaqe
ndonjë pjesë e saj apo edhe rroba apo plaçka të
peshkatarëve. Por, Trupja ka thënë se gjithçka mbetet në
kuadrin e një hipoteze, pasi edhe kapiteneritë e
porteve fqinj, të cilëve u është kërkuar ndihmë, nuk
kanë dhënë asnjë sinjal, qoftë edhe negativ për fatin e
anijes. Anija duhej të mbërrinte në portin e Durrësit
të hënën, ndërsa të martën në mesditë Kapiteneria e
Durrësit ka kërkuar ndihmë te kapiteneritë përgjatë
bregdetit Dalmat, i cili është i mbushur me qindra
ishuj pjesa, më e madhe e të cilëve janë të pabanuar.
Përvoja e hidhur me anijen “Primavera”, e cila është
zhdukur në vitin 1997, pa dhënë asnjë gjurmë ka shtyrë
marinarët të dyshojnë në mundësinë e një gracke të
ngritur nga piratët e detit. Ekuipazhi i “Primavera”
me tre pjesëtarë në bord ka mundur të dërgojë një
sinjal, ku kanë deklaruar se një anije tjetër pirate po
i tërheq, por pas këtij sinjali nuk u mësua kurrë fati
i tyre. Kapiteni Trupja, i pyetur rreth një
ngjashmërie të tillë, nuk e përjashton, duke thënë se ka
ndodhur që ekuipazhet janë marrë peng në këmbim të
parave, ose janë ekzekutuar për t’u marrë anijet. Nga
ana tjetër, Trupja ka deklaruar se qendra operative e
kërkim shpëtimit, me qendër në Romë, ka dërguar dje një
faks, në të cilin ka theksuar se janë njoftuar të gjitha
kapiteneritë në Mal të Zi, Itali e Kroaci të nisin
operacionet e detyruara për të përcjellë çdo sinjal të
mundshëm si dhe për të patrulluar zonën. Por edhe
Kapiteneria e Durrësit ka dhënë urdhër mjeteve në det si
dhe trageteve të përforcojnë vëzhgimin, ndërkohë që
mbetet problematik lokalizimi i anijes “Vlora”.
Trupja tha: “Janë zhvilluar disa fluturime dhe
patrullime në det nga helikopterë e motovedeta
shqiptare e italiane, si dhe mjete kërkimi të porteve
fqinj, porse moslokalizimi i vendndodhjes së anijes
e vështirëson operacionin”.