"Sfida" ndaj kohës dhe vetvetes...
24/12/2004 "Sfida" ndaj kohës dhe vetvetes...
Të sfidosh kohën është një heroizëm, por të sfidosh vetveten është pothuajse e pamundur. Por ja që edhe ndodh. Ndoshta dikush mund të perceptojë një ekzagjerim, por në realitet nuk është aspak i tillë. Flitet për një revistë, një organ të Fakultetit të Histori-Filologjisë dhe atij të Gjuhëve të Huaja, të titulluar "Sfidë". Një titull jo vetëm simbolik, por edhe realist. Kjo mund të thuhet pa hezitim, por vetëm pasi e ke lexuar. Ky botim serioz me karaketer letraro-shkencor ka sfiduar kohën, pasi, ndërsa në treg gjen shumë "pseudo" kulturore, ky botim vjen për të tretën herë, si një oaz që rrezaton pika referimi në shkretëtirën e pseudove që bombardojnë sytë dhe mendjet tona. Sfidë ndaj vetvetes, pasi vihet re që të gjithë anëtarët e këtij stafi, duke filluar që nga kryeredaktori Ukzenel Buçpapa apo edhe anëtarët e kolegjiumit të redaksisë, emra të mirënjohur në fushat respektive, si Adem Mezini, Ethem Lika, Ilo Stefanllari, Raul Lilo, Shezai Rrokaj e shumë të tjerë, edhe më të rinj në moshë si Klodeta Dibra, Ludmilla Myrtaj etj., kanë sfíduar veten, duke qenë të hapur për çdo gjë dhe ndaj kujdo që dëshiron të prezantojë veten në faqet e këtij vëllimi. Një hapësirë e pafund drejt letërsisë botërore e asaj shqipe, përkthime profesionale, studime të karakterit gjuhësor, historik, si edhe kërkime në fusha të ndryshme të dhurojnë një oaz të vërtetë diturie e shlodhjeje. Për të festuar këtë arritje, të mundësuar nga UNRSCO, dje u mblodhën anëtarë të kolegjumit të redaksisë, por edhe profesorë, studentë, krijues dhe intelektualë, të cilët, në këtë përvjetor të dytë, shprehën bindjen për të vazhduar të njëjtat përpjekje, me të njëjtën profesionalizëm. Nuk do të jetë e largët dita kur të gjithë do të flasin për "Sfidën"...