Krujf: Reali nuk i reziston Barçës
24/12/2004 Joan Krujf mendon se, skuadra që drejtohet aktualisht me Frenk Rajkard, mund të përjetojë një cikël 4-5 vjeçar me fitimin e trofeve të rëndësishëm. Por që kjo të realizohet, duhet një punë shumë e madhe e trajnerit Rajkard dhe futbollistëve që ai ka në dispozicion: “Mendoj se kjo skuadër është shumë e pasur me elementë të talentuar dhe nëse këta elementë do të jenë të bashkuar, jam i bindur se do të shënojnë një cikël fitues në historinë e Barcelonës. E rëndësishme është që të mos preken futbollistët bazë të formacionit...”. Krujf flet për Barcelonën më të mirë të viteve të fundit: “Nuk ka dyshime që kjo është skuadra më e mirë e viteve të fundit. Problemet drejtuese që ka pasur skuadra në të shkuarën, kanë ndikuar shpeshherë në sezonet e Barcelonës, por tani duket se këto plagë janë shëruar. Skuadra ekonomikisht është në gjendje të mirë dhe tani duhet vetëm të fitojë. Kjo skuadër i ka të gjitha elementët për të fituar...”. Trajneri ka folur për rëndësinë që ka në skuadër prezenca e Ronaldinjos: “Mjafton të jetë në fushë dhe të gjithë futbollistët janë të karikuar. Është zemra e kësaj skuadre...”.
Trajneri Rajkard deri në këtë fazë të kampionatit nuk e ka praktikuar turn-overin, që është shumë i rëndësishëm për të kursyer energjitë e futbollistëve:“Nëse dëshironi që Ronaldinjo, Deko dhe Eto të qëndrojnë në stol, atëherë mos mendoni më për spektakël. Është e vërtetë që Rajkard duhet të gjejë një mënyrë për të kursyer energjitë e futbollistëve më të rëndësishëmm sepse përpara janë dy muaj shumë të rëndësishëm: shkurt dhe marsi, në të cilat do të vendoset fati i Barçës në Ligën e Kampioneve“.
Rajkard ka folur edhe për sezonin e Real Madrid, skuadër që ka dalë përfundimisht nga lufta për titullin kampion:“Ajo që i ka ndodhur Realit në fillim të këtij sezoni është e pabesueshme. 13 pikë larg Barcelonës pas 17 javësh në kampionat, është një diferencë shumë e madhe. Nuk besoj se Real do ta arrijë ndonjëherë Barcelonën”. Për Krujf, Barcelona nuk do të ketë rivalë në kampionat: “Deri tani asnjë skuadër nuk ka treguar se mund të mbajë hapin e Barcelonës. Kështu që Barcelona, rival kryesor do të ketë pikërisht Barcelonën...”. Krujf jep mendimin e tij për çështjen më të diskutuar të ditëve të fundit në Spanjë, atë të racizmit. “Është shumë e vështirë të pranohet një gjë e tillë në futboll.
Në botën e topit nuk duhet të ketë absolutisht dallime ngjyrash. FIFA dhe UEFA duhet të marrin masa serioze për të zhdukur një herë e përgjithmonë këtë fenomen që nuk ka të bëjë aspak me futbollin”. Ndërsa për përdorimin e Moviolës në fushë: “Nuk jam i sigurtë, por mendoj se edhe përdorimi i Moviolës do të ketë probleme të tjera. Është më mirë që në fushë të jenë dy arbitra kryesorë. Kështu, ata mund të diskutojnë dhe të vendosin gjithçka brenda pak çasteve...”.