E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata shpall të pafajshëm hakerat e dosjes “Matrix 4”

Autori i Lajmit: red.
Gjykata ka liruar dje hakerat e dosjes “Matrix 4”. Na 14 pjesëtarë vetëm tre prej tyre janë mbajtur në burg, ndërsa pjesa tjetër është lënë sërish e lirë. Gjykata e Tiranës ka dënuar me 3.4 vjet burg Endrit Gjergjanin, Kreshnik Lukën me 2 vjet heqje lirie si dhe Alban Baren që deri më tani po gjykohej në gjendje të lirë. Ndërkaq të pandehurit e tjerë u dënuan: Enea Çela me dy vjet burg, por dënimi i tij u pezullua për t i lënë një kohë prove, i njëjti vendim u la edhe për Redi Çikanin dhe Ledio Dokon. Anil Gjergjani, Indrit Abazi, Blerim Abazi dhe Flamur Gashi u shpallën të pafajshëm. Tre të pandehurit e tjerë, Fatmir Borshi, Klajdi Terolli dhe Fatmir Kolmarku u dënuan me 140 mijë lekë gjobë. Për të pandehurit e kësaj dosjeje gjykata vendosi dënimet më minimale nga ato që ishin kërkuar nga Prokuroria. Gjatë leximit të konkluzioneve, prokurori i çështjes ka kërkuar dënimin me 40 vjet heqje lirie për të pandehurit. Gjatë pretencës, prokurori kërkoi dënimin e Endrit Gjergjanit me 8 vjet burg; Rei Karapicit, 3 vjet; Kreshnik Luka, 4 vjet; Enea Çela, 3 vjet; Redi Çikani, 5 vjet; Alban Bare, 3 vjet; Ledio Doko, 3 vjet; Anil Gjergjani (Laro), 4 vjet; Indrit Abazi, 3 vjet; Bledar Abazi, 4 vjet. Sipas prokurorit, këta persona akuzohen për “mashtrim dhe falsifikimin e letrave me vlerë, në bashkëpunim, më shumë se një herë”. Gjithashtu, prokurori kërkoi dënimin e Fatmir Borshit me 200.000 lekë gjobë, Flamur Gashit me 5 muaj heqje lirie; Klajdi Therollit, 200.000 lekë gjobë, si dhe Fatmir Kolmarkut, 200.000 lekë gjobë. Këta persona akuzohen për “moskallëzim krimi”. Të pandehurit akuzohen se kanë klonuar kartat e kreditit tip "Vissa" dhe "Master Card", duke shkaktuar vjedhjen në dhjetëra degë bankare të një shume të konsiderueshme. Viktimat e tyre ishin qytetarë të huaj, kodet dhe numrat e llogarive bankare grupi i adoleshentëve shqiptarë i blinte "online" në internet duke "chatuar" nëpër uebe të ndryshme me piratë dhe hakerë nga vende të botës së tretë dhe shtetet perëndimore. Pasi siguronin të dhënat e nevojshme për llogari të qytetarëve evropianë, hakerët shqiptarë klononin kartat e tyre të kreditit dhe me anë të tyre tërhiqnin shuma të ndryshme nëpër bankomatë apo kryenin blerje nëpër subjekte tregtare në Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë dhe Sarandë.

Vendimi
Endrit Gjergjani - 3.4 vjet burg
Kreshik Luka - 2 vjet burg
Alban Bare - 1 vit burg
Rei Karapici - 2 vjet (pezullim)
Enea Çela – 2 vjet (pezullim)
Redi Çikani – 2 vjet (pezullim)
Ledio Doko – 2 vjet (pezullim)
Anil Gjergjani - i pafajshëm
Indrit Abazi - i pafajshëm
Blerim Abazi - i pafajshëm
Flamur Gashi - i pafajshëm
Fatmir Borshi - 140 mijë lekë
Klajdi Terolli - 140 mijë lekë
Fatmir Kolmarku - 140 mijë lekë

Ky lajm është publikuar: 06/05/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›