Ekzekutimi i Dorzit, dyshohet vrasës me pagesë
Policia e Tiranës shoqëron dy
të dyshuar të tjerë për
vrasjen e 40-vjeçarit Shkëlqim
Dorzi, i njohur edhe me emrin
Ramazan, ose "Xani", i cili u
ekzekutua me plumb pas koke
pasditen e së dielës. Por, deri tani
faktet çojnë në ekzekutim me pagesë.
Sipas të dhënave hetimore,
personi që ka qëlluar mbi të është
treguar shumë profesionist dhe ka
mundur ta ekzekutojë dhe të largohet
i qetë. Kështu, policia dyshon
se hasmët e tij kanë mundur
të pajtojnë një vrasës me pagesë
për ta ekzekutuar, pasi kanë dështuar
dy herë të tjera. Kjo pistë forcohet
më shumë, pasi në vendngjarje
nuk është gjetur asnjë provë apo
gjurmë mbi autorin. Ndërsa nga
dëshmitë e mbledhura në vendngjarje,
mendohet se zbardhja e
këtij krimi të rëndë, për të cilin
është ngritur pista e hakmarrjes,
do të vijë shumë shpejt. Ndërkaq,
sipas të dhënave hetimore, po
punohet edhe për ndërtimin e
identikitit të autorit të ngjarjes,
pasi shoku i viktimës e ka parë atë.
Në dëshminë e tij, ai ka deklaruar
se vrasësi ishte me kapele dhe me
doreza plastike. Madje, ai ka
mbetur edhe vetë i plagosur lehtë
në dorë, pasi plumbi që i mori
jetën Dorzit, ka kaluar tejpërtej,
duke mbërritur në dorën e
shokut të tij. Sipas hetimeve,
ditën e ngjarjes janë shoqëruar 32
persona, ndër të cilët kanë qenë
dëshmitarë të ngjarjes, të dyshuar
për të, por dhe të njohur të
Xanit, i cili ka një të kaluar të
mbushur me precedentë penalë.
Ndërsa për dy të shoqëruarit e
fundit, u shpjegua se atyre u është
ushtruar edhe kontroll në banesa,
por ende nuk është marrë ndaj
tyre ndonjë masë arresti. Dorzi u
ekzekutua rreth orës 17:30 në një
lokal në Yzberisht të Tiranës. Menjëherë
në vendngjarje kanë mbërritur
forca të policisë, është
këqyrur vendi i ngjarjes, është fiksuar
një gëzhojë, dhe në kontrollin
që i është bërë viktimës, i është
gjetur në trup një pistoletë. Nga
veprimet hetimore dyshohet se
vrasja është kryer me paramendim.
Ndaj viktimës janë ndërmarrë
edhe dy herë të tjera sulme
për ta vrarë me motiv hakmarrjeje,
ndërkohë që viktima njihet nga
policia, si person me precedent
kriminal. Më tej, viktima është
dërguar në morgun e qendrës spitalore
"Nënë Tereza", ku janë kryer
të gjitha ekzaminimet e
nevojshme mjekoligjore. Për ndjekjen
e kësaj ngjarjeje është krijuar
një grup i posaçëm hetimor, i
cili nën drejtimin e Prokurorëve të
Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor
Tiranë, po kryhen të gjitha hetimet
e nevojshme procedurale
të dyshuar të tjerë për
vrasjen e 40-vjeçarit Shkëlqim
Dorzi, i njohur edhe me emrin
Ramazan, ose "Xani", i cili u
ekzekutua me plumb pas koke
pasditen e së dielës. Por, deri tani
faktet çojnë në ekzekutim me pagesë.
Sipas të dhënave hetimore,
personi që ka qëlluar mbi të është
treguar shumë profesionist dhe ka
mundur ta ekzekutojë dhe të largohet
i qetë. Kështu, policia dyshon
se hasmët e tij kanë mundur
të pajtojnë një vrasës me pagesë
për ta ekzekutuar, pasi kanë dështuar
dy herë të tjera. Kjo pistë forcohet
më shumë, pasi në vendngjarje
nuk është gjetur asnjë provë apo
gjurmë mbi autorin. Ndërsa nga
dëshmitë e mbledhura në vendngjarje,
mendohet se zbardhja e
këtij krimi të rëndë, për të cilin
është ngritur pista e hakmarrjes,
do të vijë shumë shpejt. Ndërkaq,
sipas të dhënave hetimore, po
punohet edhe për ndërtimin e
identikitit të autorit të ngjarjes,
pasi shoku i viktimës e ka parë atë.
Në dëshminë e tij, ai ka deklaruar
se vrasësi ishte me kapele dhe me
doreza plastike. Madje, ai ka
mbetur edhe vetë i plagosur lehtë
në dorë, pasi plumbi që i mori
jetën Dorzit, ka kaluar tejpërtej,
duke mbërritur në dorën e
shokut të tij. Sipas hetimeve,
ditën e ngjarjes janë shoqëruar 32
persona, ndër të cilët kanë qenë
dëshmitarë të ngjarjes, të dyshuar
për të, por dhe të njohur të
Xanit, i cili ka një të kaluar të
mbushur me precedentë penalë.
Ndërsa për dy të shoqëruarit e
fundit, u shpjegua se atyre u është
ushtruar edhe kontroll në banesa,
por ende nuk është marrë ndaj
tyre ndonjë masë arresti. Dorzi u
ekzekutua rreth orës 17:30 në një
lokal në Yzberisht të Tiranës. Menjëherë
në vendngjarje kanë mbërritur
forca të policisë, është
këqyrur vendi i ngjarjes, është fiksuar
një gëzhojë, dhe në kontrollin
që i është bërë viktimës, i është
gjetur në trup një pistoletë. Nga
veprimet hetimore dyshohet se
vrasja është kryer me paramendim.
Ndaj viktimës janë ndërmarrë
edhe dy herë të tjera sulme
për ta vrarë me motiv hakmarrjeje,
ndërkohë që viktima njihet nga
policia, si person me precedent
kriminal. Më tej, viktima është
dërguar në morgun e qendrës spitalore
"Nënë Tereza", ku janë kryer
të gjitha ekzaminimet e
nevojshme mjekoligjore. Për ndjekjen
e kësaj ngjarjeje është krijuar
një grup i posaçëm hetimor, i
cili nën drejtimin e Prokurorëve të
Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor
Tiranë, po kryhen të gjitha hetimet
e nevojshme procedurale