E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e deputetit Xhindi, Nishani tregohet i rezervuar

Ministri i Brendshëm është
treguar më i rezervuar ditën e
djeshme për hetimet e vrasjes
së deputetit Fatmir Xhindi, ndryshe nga
si kishte folur pak ditë më parë. Me bindje
të plotë, Nishani u shpreh para pak
ditësh se vrasja është shumë pranë dokumentimit,
ndërsa dje nuk ka dhënë
asnjë informacion. Ministri i Brendshëm
është treguar i rezervuar për të dhënë detaje
mbi vrasjen e deputetit socialist, Fatmir
Xhindi, më 2 maj të 2009. I pyetur nga
gazetarët, ministri Nishani deklaroi se
është reduktuar numri i pistave të hetimit,
por nuk ka pranuar të thotë se është
vetëm një pistë e vetme. Ndërsa i pyetur
nëse vrasja ka motive politike, ministri
Nishani deklaroi se "Nuk kam informacion".
Deputeti socialist, Fatmir Xhindi, u
vra më 2 maj të 2009-ës afër banesës së tij
në Roskovec të Fierit. Ndonëse ka kaluar
mbi një muaj, policia ende nuk e ka
zbardhur motivin apo autorët e dyshuar
për këtë vrasje. Familjarët disa herë i kanë
drejtuar nëpërmjet medias apelin shtetit
që të zbardhet vrasja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›