Privatizimi i ARMO-s, prokuroria nis hetimet
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet
për privatizimin e ish-kompanisë
shtetërore të përpunimit dhe
tregtimit të naftës, ARMO. Njësia Task-
Forcë në akuzën kryeqytetase ka nisur
verifikimet e para të zhvillimit të tenderit
dhe ofertave të depozituara në komisionin
e vlerësimit. Hetimet janë në fazën
fillestare, ndërsa janë sekuestruar edhe
dokumentet në Ministrinë e Ekonomisë,
Tregtisë dhe Energjetikës. Pas
kësaj faze, hetuesit e çështjes janë
përqendruar te dëshmitë, ku dje radha
i ka takuar drejtorit të ARMO-s, Rezar
Taçi. Ai është marrë në pyetje nga një
hetues në katin e pestë të Prokurorisë
së Tiranës, atje ku është instaluar njësia
antikorrupsion. Mësohet se Taçi ka qëndruar
dhjetëra minuta, ndërsa ka dalë
nga organi i akuzës në orën 12:30. Burimet
e prokurorisë shprehen të rezervuara
në dhënien e informacioneve
rreth dëshmisë së Taçit, ndërsa konfirmojnë
zyrtarisht se ai është marrë në
pyetje për privatizimin e kompanisë
shtetërore të naftës ARMO.