Ekzekutimi në Shkodër, hetohet për pazaret në SHBA
Edhe dy ditë pas ekzekutimit, me gjashtë plumba në kokë, të 23-vjeçarit Frederik Qerthaqi, policia e Shkodrës nuk ka rënë në gjurmë të autorëve të krimit. Megjithatë, nga hetimet e deritanishme kanë dalë në dritë të dhëna, që përforcojnë dyshimet se vrasja është bërë për larje hesapesh.
Burime nga policia e Shkodrës bëjnë të ditur se, pavarësisht pistave të hetimit, që janë ngritur dhe personave që janë shoqëruar, ende nuk është përcaktuar kush janë autorët e vrasjes së Frederik Qerthaqit. Megjithatë, duke gërmuar në të shkuarën e të riut, hetuesit kanë gjetur elementë, që mund ta lidhin atë me veprimtari të paligjshme jashtë Shqipërisë, e pikërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Itali. Ndërkohë, nuk përjashtohet mundësia që gjatë qëndrimit prej më shumë se një viti në vendlindje, i riu të jetë përfshirë në ndonjë çështje tjetër. Burime konfidenciale nga policia e Shkodrës bëjnë të ditur se po hetohet për të gjetur lidhjen që mund të ketë pasur 23-vjeçari me një krim të rëndë, që është kryer para pak javësh në Dajç të Shkodrës, por aktualisht nuk mund të thuhet asgjë për të.
Nga ana tjetër, grupi i agjentëve të policisë kriminale, që po merren me zbardhjen e kësaj ngjarjeje, kanë rindërtuar skenën e krimit. Sipas tyre, viktima nuk është vrarë në pritë, por ai është marrë si peng nga qendra e fshatit Dajç dhe është çuar në periferi, në një zonë të pyllëzuar kënetore, larg qendrës së banuar, ku edhe është ekzekutuar.
Burimet policore sqarojnë se viktima mendohet të jetë hipur në makinë nga autorët jo me forcë, por duke u futur në kurth. Duke u bazuar në këto të dhëna, si dhe nga gjurmët e gjetura në vendin e ngjarjes, ekspertët e policisë mendojnë se në kryerjen e këtij krimi mund të kenë marrë pjesë më shumë se dy persona.
Nga mënyra se si është kryer vrasja, agjentët e policisë janë të bindur se autorët kanë dashur të demonstrojnë ndonjë hakmarrje të fortë për motive gjakmarrjeje, ose për larje hesapesh mes rivalësh.