Virozat e stinës, merren shtretër me "qira" në Pediatri
Ndryshimi i menjëhershëm i motit dhe ulja e konsiderueshme e temperaturave ka rritur fluksin e pacientëve në spitale e qendra shëndetësore. Dy javët e fundit kanë qenë shumë të zhurmshme për spitalin "Nënë Tereza". Konkretisht në Urgjencën e Pediatrisë dhe infektivit janë shtuar pacientët e prekur nga viroza e stinës. Moshat nga 1 deri në 12 vjeç paraqiten në spitalin e fëmijëve, pjesa tjetër në pavijonet e të rriturve. Nga 100 deri në 150 pacientë paraqiten brenda 24 orëve në spital për trajtim, vizita apo kontrolle. Temperaturë e lartë, dhembje të kyçeve, probleme me fytin apo shqetësime gastro intestinale janë problemet kryesore të pacientëve. Pasi ata marrin trajtimin në spital, largohen në shtëpi, pas recetës që u përshkruhet nga mjeku. Pjesa problematike e pacientëve qëndrojnë të shtruar në spital. Aktualisht, urgjenca e Pediatrisë është përfshirë nga procesi i rikonstruksionit dhe shtretërit e marrë me "qira" nga pediatria e specialiteteve nuk mund të përballojnë numër të lartë pacientësh që kanë nevojë të jenë nën vëzhgimin e vazhdueshëm të mjekut. Në kohën e fluksit të pacientëve të prekur nga viroza e stinës dhe në kohën e shpërndarjes së vaksinave në farmacitë e vendit, dje në spitalin e Tiranës, Drejtoria Spitalore ka vaksinuar 250 fëmijë, kategori të cilësuar si të sëmurë kronikë, që e kanë të nevojshëm imunizimin me anë të vaksinës. Vaksinat e dhuruara janë të tipit "Fluarix" dhe nga këto 150 doza u dhurohen të sëmurëve kronikë pranë klinikës së Onko-Hematologjisë, 80 doza iu dhuruan të sëmurëve kronikë me Fibrozë cistike pranë klinikës së Pneumo-Alergologjisë dhe 20 doza u dhurohen fëmijëve të sëmurëve me AIDS. Drejtoresha e spitalit "Nënë Tereza", Gjeorgjina Kuli, tha se "kemi krijuar grupe pune për të përballuar çdo situatë të mundshme në të ardhmen, nëse do të ketë një epidemi gripi.
Vaksinat e dhuruara janë për një kontingjent të caktuar fëmijësh, të cilët janë të sëmurë kronikë dhe vijnë herë pas here për konsulta apo trajtime mjekësore në shërbimin e Pediatrisë".
Nga ana tjetër, mjekja pediatre, Evda Veveçka, ka rekomanduar edhe një herë vaksinën e gripit. Sipas mjekëve, kjo është periudha më e mirë për të imunizuar organizmin ndaj virozave. "Gripi është një virus që sulmon mushkëritë dhe mund të përhapet lehtë. Fëmijët e vegjël, të moshuarit, apo njerëz që kanë pasur probleme shëndetësore, janë mes atyre që mund të vuajnë më shumë, por nga gripi rrezikohen edhe personeli mjekësor, gratë shtatzëna, të sëmurët kronikë", tha mjekja Veveçka. Sipas saj, nëse qytetarët dëshirojnë të vaksinohen, koha më e mirë për ta marrë atë është gjatë muajve tetor-nëntor, para fillimit të sezonit të gripit, pasi duhen rreth 3 javë që trupi të ndërtojë masat mbrojtëse pas vaksinimit.