Rama: Jo më vija të verdha kompetencash, por zona ndërtimi
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, në vijim të dëgjesave publike për planin e ri rregullues të kryeqytetit, ka prezantuar edhe ambicien për ndryshimin e legjislacionit, sipas tij, me koncepte tejet të vjetruara zhvillimi, me të cilin funksionon metropoli shqiptar. "Ne vazhdojmë të jetojmë në një zonë ku punohet me një legjislacion të vjetruar, të paktën me 10 vjet, i cili edhe në momentin e daljes së tij, ishte shumë i vjetër nga konceptet dhe krejtësisht i mangët për nga largpamësia", tha dje Rama, në turin e tij të konsultimeve dhe bashkëbisedimit me banorët e Njësive Bashkiake Nr. 5, 6, 7 dhe 10 të kryeqytetit. Ai theksoi faktin se deri tani, ligji nuk ka marrë parasysh zhvillimin e madh të kryeqytetit, por edhe të qyteteve të tjera në rritje e sipër. "Në vend që legjislacioni, e gjithë politika urbane dhe qeverisëse në nivel kombëtar, të kishte një vizion shumë largpamës dhe të kishte siguruar mekanizma për t‘i bërë ballë kërkesës në rritje për të jetuar në Tiranë dhe në qytetet e mëdha, duke garantuar njëkohësisht mbrojtjen e zonave rreth Tiranës dhe rreth disa qyteteve të tjera të mëdha, kjo nuk ka ndodhur", u shpreh kryebashkiaku. Sipas tij, kemi mbetur ende në një koncept të stërkaluar të vijave të verdha, si vija ndarëse të përgjegjësive të njësisë vendore për të ndërtuar. "Ndërkohë që, vijat e verdha nuk ndajnë përgjegjësinë mes komuniteteve dhe njësisë vendore, por ndajnë zonën e ndërtuar nga zona e pa ndërtuar", ka nënvizuar Rama. Ai ka vijuar më tej, duke thënë se
"që në vitin 2001, kemi kërkuar me këmbëngulje të përcaktohet në mënyrë shumë të qartë, zona e zhvillimit të njësive rreth e rrotull Tiranës, në mënyrë që Kashari, Farka dhe Dajti të mos zhvillojnë plane ndërtimi në krahun tjetër të rrugës, siç ka ndodhur tek Unaza e Re, që nga njëra anë e rrugës është Tirana, nga ana tjetër Kashari". Për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, plani rregullues që ai prezanton ofron zgjidhje për mënyrën se si administrohet zona, qoftë nga Bashkia e Tiranës, apo nga komunat. Aty çdo njësi vendore merr pjesën e vet të përgjegjësisë, pjesën e vet të planit. Ai e ka fokusuar vëmendjen edhe në ato karakteristika të planit, "që kanë të bëjnë qoftë me zhvillimin për nga pikëpamja mjedisore, qoftë nga pikëpamja e transformimit të ish-zonave të degraduara, në zona me funksione mikse (ekonomi, banim, sociale etj.)".
Rama, duke folur me qytetarët e katër njësive bashkiake në kryeqytet, ka renditur më pas edhe pikat, të cilat prekin cilësinë e jetës së përditshme të këtyre banorëve. Kështu u garantua që në plan do të fuqizohet parku përgjatë Lanës edhe më tutje se Shkolla Teknologjike, do të krijohet parku i ri tek ish -aeroporti ose Fusha e Aviacionit. Është planifikuar rivitalizimi i stadiumeve, hapësirave ekzistuese sportive, përfshirë dhe klubin "Partizani", njëkohësisht premtohet identifikimi dhe vlerësimi i objekteve me vlera historike arkitektonike të zonës".