Ekzekutohet 45-vjeçari, në pranga burrë e grua

30/05/2005 Dyshimi, vrasja për një femër të fshatit, policia shoqëron dhjetëra persona
Ramiz Kadiu 45-vjeç, prind i tre femijëve, mbeti i vrarë me kallashnikov nga persona, që banojnë në Gurrë të Madhe. Nuk dihet saktë motivi i kësaj ngjarjeje, ndërkohë që dyshohet se e gjitha ka nisur pas një akuze të bërë në drejtim të Kadiut, lidhur me një femër të familjes që ka qelluar mbi të.
Burrel - Një theshethemnajë „imoraliteti“ e përcjellë gojë me gojë nga banorët e fshatit Gurrë e Madhe në Burrel, përfundon me vrasjen e një 45-vjeçari dhe shoqërimin e dhjetëra personave. Ngjarja ndodhi dje, rreth orës 18.00, pranë një lokali në qendër të fshatit. Ramiz Kadiu 45-vjeç, prind i tre femijëve, mbeti i vrarë me kallashnikov nga persona, që banojnë në Gurrë të Madhe. Nuk dihet saktë motivi i kësaj ngjarjeje, ndërkohë që dyshohet se e gjitha ka nisur pas një akuze të bërë në drejtim të Kadiut, lidhur me një femër të familjes që ka qëlluar mbi të. Policia, midis disa personave të shoqëruar, ka nxjerrë si autor të mundshëm të krimit, çiftin Xhavit dhe Zoje Xhafa. Këta persona janë më të dyshuarit për ekzekutimin e djeshëm, ndonëse zyrtarisht nuk është shpallur autorësia. Supozohet se Ramiz Kadiu të jetë berë shkaktar i një thashethemnaje që, për çiftin ka qenë e papërballueshme. Sipas policisë, plani për vrasjen e tij, duhet të jetë përgatitur më parë, pasi midis palëve ka patur konflikt akuzash me fjalë, madje, edhe kërcënime për jetën. Dje, kur Kadiu po kalonte rrugës së fshatit, është përballur me autorët, të cilët kanë zbrayur karikatorin e kallashnikovit në trupin e 45 vjeçarit. Të ndaluarit nga policia, nuk kanë dhënë shumë shpjegime rreth ngjarjes, me përjashtim të fjalëve që qarkullonin në fshat për të vrarin, dhe një femër. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka marrë në pyetje fshatarët përreth, të cilët më shumë se prova kanë servirur thashetheme. Gjithsesi, ndonëse ka patur heshtje nga deshmitarët për personin që shkrehu armën, për njerëzit e policisë, ngjarja është e zbardhur. Ata mendojnë se çifti, burrë e grua tashmë të arrestuar janë autorët e krimit, por kjo mbetet në dorë të prokurorisë deri në përfundim të hetimeve. Kohët e fundit, nëpër zonat rurale është verejtur rritje e krimit të vrasjes për shkak të theshethemeve, mentaliteteve në fshatra apo në ato pjesë të ndertuara rishtaz.
Dibrani që u masakrua në Ulëz
Vetëm disa ditë më parë, më datë 9 maj, në kthesën e Ulzës, pranë Shkopetit, u gjet i masakruar një kufomë. I riu 30-vjeç, për të cilin u hodhën dyshime se mund ishte dhe shqiptar i Maqedonisë, ishte nga Peshkopia, dhe quhej Maks Lala. Ai u identifikua pas katër ditësh në morgun e Tiranës. Trupi i tij u gjet në breg të liqenit, pranë të cilit policia zbuloi një thes me municione, armë kallashnikovë, një palë rrobe Komandoje dhe një litar. Ekzekutimi i këtij personi kishte nisur me litarin në fut, me gotitjet me thika e armë dhe përfundon me nxjerrjen e syve. Ai është hedhur nga një lartësi prej 30 metrash bashkë me mjetin e tij që është djegur. Ishin peshkatarët ata që gjetën mjetin, meëngjesin e datës 9-të, dhe tre ditë më pas, trupin e viktimës. Kanë kaluar rreth tre javë nga ngjarja, dhe policia nuk ka mundur të zbulojë asnjë prej autorëve që mendohet të jenë tre persona. U fol se viktima është pre e pazarve të trafiqeve të paligjëshme por kjo nuk është bërë zyrtare.