E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rene Zellweger, vendos yllin e saj në Hollivud

30/05/2005  Aktorja amerikane Rene Zellëeger ka vendosur yllin e saj në të famshmin "bulevard të yjeve" në Hollivud. Vetëm pak ditë më parë, në një ceremoni të rasit ajo pa të shënohej emëri i saj në "Walk of Fame", bulevardi i njerëzve të famshëm të Hollivudit, duke u bërë kështu personi i 2286 i botës së spektaklit, që nderohet me këtë mënyrë. Rasti i mirë për "Bridget Jones" për të festuar vizitën e parë në qytetin e kinemasë amerikane, para 20 vitesh. "Atëherë kisha përdorur vetëm dy pelikula filmi, që s'janë asgjë për këto yje, isha shumë e lumtur që ndodhesha aty dhe kryqëzova gishtat, duke u lutur që një ditë të isha pjesë përbërëse e kinemasë, të cilën e adhuroj", deklaroi aktorja, duke sjellë në kujtesë vizitën e parë me disa miq të saj, në vitin 1988. "Por duhet tu them, se kurrë nuk kisha fantazuar një ditë si kjo e sotmja", ka pohuar ajo. Përveç dy serive të "Ditari i Bridget Jones", Rene Zellweger, tashmë 36-vjeçare, është bërë e njohur edhe për rolet e saj në filmat "Chicago" e "Cold Mountain", në të cilin mori edhe çmimin "Oscar", për aktoren më të mirë femër, në vitin 2003. Filmi i saj i fundit "Cinderella Man", ku ajo luan përkrah Russell Crowe, pritet të dalë në sallat e kinemave në ditët e para të qershorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›