E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ekzekutohet i sapo liruari për vrasje

13/06/2005  Rivelino Heqimi, është vrarë mbrëmë në parkingun e makinës. Policia gjen armën e krimit

FIER – Ekzekutohet një i sapo liruar nga burgu. Mbrëmjen e djeshme, është vrarë me armë zjarri të tipit pistoletë, 30-vjeçari Rivelino Heqimi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21.20, në një parking të lagjes “Liria” në qytetin e Fierit. Sipas burimeve zyrtare të policisë, deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, akoma nuk është identifikuar autori i vrasjes, ndërkohë që në vendngjarje është gjetur arma e krimit, ç’ka mund të ndihmojë jo pak, grupin e hetimit që të gjejë autorin dhe motivin e vrasjes më të fundit të ndodhur në qytetin myzeqar. Viktima njihej si kontigjent policie dhe dyshohej se ishte i përfshirë në trafiqe të paligjshme.

Ngjarja

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, rreth orës 21.20, Rivelino Heqimi është rikthyer në lagjen e tij. I sapo dalë nga burgu i Rrogozhinës ku kishte vuajtur denimin për vrasje, Heqimi ka hyrë në parkingun e lagjes, për të lënë makinën e për të shkuar në shtëpi. Pasi ka mbyllur derën e mjetit, ai ka filluar të lëvizë shkujdesshëm, pa menduar se pak çaste më vonë do të ishte pre e plumbave të dalë nga një pistoletë. Sipas burimeve policore, Rivelino Heqimi është qëlluar kur ka qenë duke ecur në parking. Persona ende të panjohuar nga policia, e kanë qëlluar dy herë në kokë dhe e kanë lënë të vdekur në vend. Viktima sipas policisë, ka qënë i vetëm dhe i pashoqëruar me askënd, kur autorë ende të paidentifikuar, e kanë qëlluar nga një largësi jo më të

madhe se 3 m. Në vendngjarje janë gjetur 2 gëzhojat e pistoletës madje jo shumë larg vendit të ngjarjes, edhe mjeti i krimit, një pistoletë TT.

Hetimi

Menjëherë pas vrasjes, informacioni për gjithçka kishte ndodhur nuk ka vonuar që të shkojë pranë uniformave blu të policisë. Një grup hetimi ka shkuar shumë shpejt në vendngjarje, ku është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes si dhe marrja e dëshmive të personave të parë që kanë parë viktimën. Për arsye hetimore, burimet zyrtare kanë qenë të rezervuara në dhënien e informacioneve paraprake, që kanë mbledhur deri në orët e vona të ditës së djeshme. Gjithësesi, nga burime policore pranë komisariatit të Fierit, mësohet se Rivelino Heqimi njihej nga ana e tyre si kontigjent policie, dhe se sapo ishte liruar nga burgu i Rrogozhinës, pasi kishte vuajtur dënimin për vrasje. Motivi dhe të dyshuarit si autorë, nuk janë bërë të ditur zyrtarisht, por burimet policore kanë thënë se po hetohen në disa pista ku nuk përjashtohen as ndonjë hakmarrje e mundëshme, dhe as ndonjë problem që Heqimi mund ti ketë sjellë vetes pas daljes nga vendi i vuajtjes së dënimit. Gjithashtu, viktima, sipas burimeve të policisë, dyshohet se është marrë edhe me vepra të tjera penale si trafik femrash për prostitucion, madje edhe trafik droge,

ndaj është shumë e vështirë të hetohet në një pistë. Ende nuk ka ndonjë të dhënë paraprake për autorët e krimit, të cilët janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Gjithsesi, sipas burimeve zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier, po punohet edhe në pista të tjera të mundshme, pasi Heqimi ka qënë i skeduar dhe

i dyshuar në shumë vepra të tjera të rënda penale. Fisi Heqimi është i njohur në Fier, dhe burime jozyrtare nga policia fierake, pohojnë se edhe vëllain e viktimës, Arben Heqimin, e kanë vrarë 1 ose 2 vjet më parë. Gjurmët e gishtave që mund të ketë lënë autori tek arma e krimit, janë një shpresë e mirë për identifikimin e shpejtë të autorit nga ana e policisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›