E Hënë, 2 Nëntor 2026

Në Belgjikë u kapën 20 shqiptarë, trafikantë klandestinësh

13/06/2005  Belgët kapën 20 trafikantë shqiptarë me 1 numër telefoni. Pas goditjes gjigande që drejtësia belge i ka dhënë trafikantëve shqiptarë të emigrantëve klandestinë në gusht të 2003, një tjetër grusht i fortë për këtë trafik është dhënë nga autoritetet belge. Nëpërmjet një operacioni të jashtëzakonshëm, të zhvilluar në lagje të ndryshme të Brukselit dhe në autostradat E 40 dhe E 411, policia federale e Belgjikës, ka arrestuar 20 shqiptarë, shumica e të cilëve gjenden aktualisht në mandat arresti. Të gjithë shqiptarët janë nxjerrë nga prokurori federal, Eric Van der Sypt, para gjykatësit, Patrick De Coster. Burimet e prokurorisë federale kanë thënë, se nuk është e mundur të jepen emrat e të arrestuarve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›